• |
ide | kryesore

4 ditë intervistim në Hagë, Thaçi thyen heshtjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thyer heshtjen pas 4 seancash intervistim dhe dëshmisë së tj lidhur me luftën ndaj Serbisë dhe aktakuzës. Thaçi tha se nuk mund të japë informacione për çfarë është pyetur por konfirmoi se nuk ka pasur pyetje për Shtëpinë e Verdhë dhe pasluftën.

Thaçi deklaroi se nëse prokurori dhe gjykatësi vlerësojnë me paanshmëri atëhere do të dalin në përfundimin se ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi apo ndonjë shkelje.

“Kisha mundësinë që të jap sqarime për të gjitha cështjet e aktivoiteit tim gjatë luftës. Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të sqaroj dhe të jap informacione për përgjegjësit e mia gjatë luftës. Përkundër faktit që dëshmia ime ka zgjatur shumë, konsideroj se kemi pasur seanca produktive. I mbetet prokurorit dhe gjykatësit të vlerësojnë me panshmëri dëshminë time. Nëse e bëjnë një gjë të tillë në mënyrë profesionale e të panashma mund të vijnë në përfundimin se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara”, – ka thënë ai.

Më tej Thaçi thotë se lufta e Kosovës ka qenë luftë e drejtë dhe historinë nuk ka mundur ta rishkruajë askush.



2 Comments

  1. Miun se ze vrima e terheq mbrapa kungullin! Kosova duhet te reagoje nuk mundet te jete peng i fatit personal te kujdo politikani. Thaç duhet shkarkuar nga posti i Presidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *