• |
ide | kryesore

Aktori kryesor i “3 metra sopra il cielo” do të bëhet baba për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Me siguri të gjithë e keni parë filmin e famshëm italian “3 metri sopra il cielo”, me aktorët Riccardo Scarmacio dhe Katy Louise Saunders në role kryesore. Dy të rinjtë vodhën zemrat e adoleshentëve në mbarë botën, duke i dhënë “guximin e munguar” në dashuri shumë të rinjve në të tilla situata. Siç raportojnë mediat italiane, aktori Scarmacio po bëhet baba për herë të parë. Thuhet se ai po pret një vajzë me të dashurën e tij, Angharad Wood. Bebushi mendohet të vijë në jetë në muajin gusht dhe çifti duhet të jetë “3 metra mbi qiell” nga lumturia! Riccardo dhe Angharad po shijojnë prej 2 vitesh lidhjen e tyre të dashurisë, madje zëra thonë se ata janë martuar në fshehtësi. Angharad, e cila është 7 vite më e madhe se Scamarcio, është gjithashtu nënë e një vajze të vogël nga marrëdhënia e saj e mëparshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *