• |
ide | kryesore

City nuk ka shpëtuar ende, Tebas kërkon dokumentat zyrtare: “Të gjithë e dinë se ka thyer FFP”

-Instant, Sport



Javier Tebasit, numri 1 i Liga, vendimi i CAS për ti hequr Manchester City pezullimin prej dy vjetësh nga kupat europiane nuk i ka pëlqyer aspak. E kishte shprehur mendimin e tij pas vendimit, por në orët e fundit e ka rritur dozën e sulmit: “Të gjithë e dinë që City i ka thyer rregullat e Fair-Play financiar. CAS ka treguar se nuk është në lartësinë e duhur: kur janë dënuar nga UEFA, nuk ka patur asnjë surprizë mes nesh që merremi me këtë punë. Kishte gati një ndjesi drejtësie kundër këtyre klubeve, ashtu si edhe Psg”.

Të shumtë kanë qenë ata që, në ditët e kaluara, kanë shprehur mos aprovimin e tyre ndaj vendimit që lejoi City të luajë sezonet e ardhshme në Europë. Mes atyre që ngritën zërin ishte edhe Mourinho e Klopp që thanë se ajo e vendimit të CAS ishte një ditë e shëmtuar për futbollin.

Tebas pastaj ka shtuar: “Do më pëlqente të shihja dokumentacionin zyrtar. Kurt a bëj do ti shpreh bindjet e mia Guardiolas. City, në 5 vitete e fundit, është skuadra që ka shpenzuar më shumë bashkë me Psg e nuk e ka bërë me resurset e veta, si e bën për shembull Manchester United. E bëjnë me dollarët e naftës së pronarëve të Emirateve Arabe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *