• |
ide | kryesore

Covid në Kosovë, 6 viktima dhe 113 raste të reja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon i lartë numri i infektimeve të reja me COVID-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 113 raste të reja. Gjithashtu, fatkeqësisht 6 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Përmes raportit 24-orësh është bërë e ditur se numri total i vdekjeve nga COVID-19, ka arritur në 118.

Sipas MSH-së, viktimat kanë patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *