• |
ide | kryesore

Disiplina fundos Albpetrolin, 18 javë dënim për tre lojtarë: hapet hetimi për një ndeshje

-Instant, F1, Sport



Superioria ka qendruar jashtë fokusit të Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, por grushti i hekurt i drejtësisë sporive ka rënë mbi Kategorinë e Dytë ku Albpetroli nuk mund ti shpëtonte agresionit që iu bë arbitrit Erjon Bastari dhe disa lojtarëve të Maliqit, në përfundim të ndeshjes 1-1. Hatia, Muhametaj dhe Crraga kanë marrë nga 6 ndeshje pezullim, ndërsa e ka hedhur me 5 portieri i Maliqit Lamellari, edhe pse motivacioni ishte sulm ndaj kundërshtarit.

Nuk ka shpëtuar edhe Vora, ku më keq e ka pësuar zyrtari i klubit Hoti, që është dënuar 8 ndeshje nga Disiplina. Dy ndeshje edhe për lojtarin e Vorës Toli për sjellje jo sportive. Komisioni ka konfirmuar edhe hapjen e hetimit disiplinor për ndeshjen finale të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 midis KF Shkodra dhe Football Republic.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 16.07.2020

1. Zyrtari i KF Burreli, Bajram Ballabani, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Zyrtari i KF Oriku, Albert Haxhiaj, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i KF Vora, Klajdi Toli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. Zyrtari i KF Vora, Klevis Hoti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Lojtari i KF Maliqi, Daniel Lamellari, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i SHS Albpetrol, Florjan Çrraga për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. Lojtari i SHS Albpetrol, Redjan Hatia, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

10. Zyrtari i FK Apolonia U15, Sokol Argjendari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Gramozi, Ilir Qirjako si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

12. Rrëzimin e kërkesës së Vllaznia B, lidhur me lojtarin Rigers Sekja si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

13. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen finale të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 midis KF Shkodra dhe Football Republic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *