• |
ide | kryesore

Foto që bëri xhiron e botës nuk zbehu zemërimin e Gattuso: “Unë leh, Mihajlovic kafshon”

-Instant, Sport, Video



Para ndeshjes Bologna-Napoli, dy trajnerët Sinisa Mihajlovic e Gennaro Gattuso u ulën pranë njëri-tjetrit në pankinë, duke biseduar për pak minuta. Fotografët e fiksuan momentin, duke i dhënë vlerën e duhur një gjesti që shihet rrallë në futboll, por kjo nuk i hoqi nervat Gattuso pas 1-1 të fiksuar: “Bologna i ngjan Mihajlovic, nuk heq dorë kurrë, e pamë edhe kundër Parmës. I kisha thënë skuadrës se nuk do ta kishim një shëtitje këtu, por ishte një ndeshje serioze. E në fakt ishte një ndeshje serioze”.

Pastaj krahasimi me teknikun mik e kundërshtar: “Sinisa është më kokëkrisur se unë. Unë leh por nuk kafshoj. Sinisa kur leh dëgjohet mirë. Në fillim ndeshja më pëlqeu, ndërsa në pjesën e dytë nuk zbritëm në fushë e Bolonja na shtypi e na vuri në vështirësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *