• |
ide | kryesore

Gjesti i bukur i Cristiano Ronaldos: dhurata surprizë për mjekët kubanë të dërguar në Torino

-Instant, Sport

Cristiano Ronaldo ka dërguar fanellat e nënshkruara të Juventus tek një skuadër mjekësh kubanë, që kanë mbërritur në Torino për të ndihmuar në luftën kundër koronavirus. Disa grupe mjekësh nga Kuba janë dërguar në mbarë botën – në 35 vende të ndryshme – për të ndihmuar në betejën kundër pandemisë.


Cristiano Ronaldo i ka dërguar një grupi prej tyre, që po punojnë në Torino, fanellat e Juventus me numrin e tij të autografuara, për ti falenderuar për kontributin e tyre kundër koronavirus. Bardhezinjtë e kanë bërë gjestin e tyre për ti thënë faleminderit heronjve nga Kuba.


Ronaldo dhe tekniku Maurizio Sarri kanë shpresuar ti falnderojnë doktorët personalisht, pasi ata kanë ndihmuar të shpëtojnë jetë të panumërta në qytet.

Sidoqoftë, limitimet për shkak të Covid-19 i kanë ndaluar ata ti vizitojnë mjekët. Në vend të kësaj gjigantët e Serie A i kanë dërguar mjekëve fanellat e Juventus, të gjitha të firmosura nga Ronaldo.

1 Comment

  1. Qenka keput ne bythe,me kete dhurate.Por kam frike se nuk do kete ruajt nje bluze.per Ramen e rilindjes tone,qe e ka shpetuar popullin shqiptar,prej cfarosjes,prej koronavirusit,qe nuk erdhi kurre ne vendin tone….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu