• |
ide | kryesore

Intervistimi maratonë i Thaçit në Hagë/ 4 ditët para prokurorëve

-Instant, Kryesore, Lajme



Pyetja e presidentit të Kosovës nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për Kosovën të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Hagë, po shndërrohet në maratonë duke shttuar aludimet për sfondin politik të saj. Me sa duket prokurorëve nuk i kanë majftuar tre ditë “bashkëbisedim”, ku vetëm dje seanca zgjati gjashtë orë dhe kanë kërkuar vazhdimin edhe sot. Deri tani në Dhomat e Specializuara në Hagë janë ftuar për t’u marrë në pyetje rreth 200 vetë – të dyshuar për krime, apo në cilësinë e dëshmitarëve të mundshëm, por asnjëri prej tyre nuk është mbajtur kaq gjatë.

Hashim Thaçi, kreu i PDK Kadri Veseli dhe shumë ish drejtues të tjerë të UÇK-së janë akuzuar nga prokuroria për krime lufte, krime kundër njerëzimit, tortura dhe përndjekje të shqiptarëve, serbëve, romëve dhe të tjerëve në kohën e luftës së Kosovës dhe pas përfundimit të saj.

Andi Bushati: Thaçi nën akuzë, një lojë politike dhe një bast i humbur

Thaçi, Veseli fajësohen nga prokurorët për 100 vrasje.

Gjykata Speciale u krijua në vitin 2015 pas akuzave të paraqitura nga eurodeputeti zviceran Dick Marty, i cili pretendon se disa nga krerët e UÇK kanë qenë të përfshirë në trafik me organe njerëzore, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Presidenti Thaçi është përmendur më shumë se 20 herë në raportin e Martit por ai i ka hedhur poshtë këto akuza. Këtë bëri edhe para hyrjes në godinën e Dhomave të Specializuara të hënen, në gjuhën angleze, kur tha se në Hagë ka ardhur për të respektuar atë për të cilën ka ëndërruar dhe luftuar – “një Kosovë të lirë e të pavarur, të mbështetur tek të drejtat e barabarta për këdo, një shoqëri multietnike dhe sundimi i ligjit”.

Mbi këtë aktakuzë që rëndon mbi presidentin e Kosovës ka pasur shumë aludime për manovra politike. Ato lindën pasi prokurorët i bënë publike qëndrimet e tyre vetëm tri ditë para takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë,  të ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell. Frika e prokurorëve ishte se mos aty diskutohej ndonjë lloj amnistie dhe kjo i detyroi ata të argumentonin se Thaçi “po bënte presion ndaj Gjykatës dhe po angazhohet në mënyrë sekrete për shkrirjen e saj”.

Ndoshta është koincidencë por edhe marrja e tanishme në pyetje do të përfundojë vetëm këtë të enjte, kur në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, për të vazhduar dialogun në kuadrin e BE.

©Lapsi.al



1 Comment

  1. Ky Thaci bythec te ishte burre jepte dorheqje e shkonte ne Hage si qytetar i Kosoves, ashtu si shkoi disa here Ramush Haradinaj. Duke vajtur ne Gjykate te Hages si President i Kosoves turperon mbare shtetin e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *