• |
ide | kryesore

Juventus ndeshja e tretë pa fitore: “Momente të vështira për tu kuptuar”

-Instant, Sport



Pas barazimit të vuajtur me Sassuolo, Maurizio Sarri ka analizuar momentin e Juventus me kthjelltësi. “Një trajner pretendon vazhdimësi, porn ë këtë moment e kemi të vështirë ta kemi, si fizikisht, ashtu edhe mentalisht – ka shpjeguar tekniku bardhezi -. Po i ndodh të gjithëve, me përjashtime të rralla. Kemi momente të shkëlqyera brenda ndeshjes e momente pasiviteti vështirë për tu kuptuar. Për titullin duhet të bëjmë nëntë pikë në ndeshjet e ardhshme, pa bërë llogari”, shtoi ai.

“Jemi ndeshur me skuadra që janë mirë si Atalanta e Sassuolo – vazhdoi Sarri -. Sassuolo mund të bëhet Atalanta e të ardhmes. Kemi ulje e ngritje fizike e mentale që duhen zgjidhur për tu kthyer në rrugën e duhur”.

“Me caste kjo skuadër të jep ndjesinë se ka një potencial shumë të lartë, në të tjera të lë dyshime sepse kundërshtari vjen lehtësisht në zonë – vazhdoi tekniku bardhezi -. Duhet më shumë ekuilibër, duke ruajtur kualitetin teknik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *