• |
ide | kryesore

Kush do bëjë qeverinë/ Pikëpyetjet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Kur kanë mbetur më pak se 5% e votave për tu numëruar, në Maqedoninë e Veriut është ravijëzuar rezultati paraprak i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në mërkurën. Duket se fitorja i ka shkuar koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja e Zoran Zaev bashkë me Lëvizjen “Besa” të cilët do të kenë 46 deputetë në parlamentin e ri. Ata ndiqen me një diferencë të ngushtë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja e Hristian Micoski i cili do të ketë 44 mandate në parlamentin me 120 vende.

Rreth orës 2 të mëngjesit Zaev doli të shpallë fitoren. Ai tha se nga votat e mbetura pret të marrë të paktën edhe deputetë të tjerë. Zaev tha se partia e tij korri sukses; “Koalicioni “MUNDEMI” është fitues i zgjedhjeve dhe vullneti i popullit u konfirmua për një të ardhme të sigurt, patriotizëm ekonomik, shtet të së drejtës. Rruga përpara u konfirmua. Rrezikut i thamë JO”, – u shpreh Zaev që i quajti zgjedhjet shembullore, të qeta, me dinjitet të lira, demokratike e të sigurta.

Në kampin tjetër ishin më të përmbajtur. Zyrtarë të VMRO-DPMNE-së thanë se duhet pritur numërimi me qetësi i të gjitha votave për të parë ndryshimet e mundshme. Kjo parti shpreson se rezultati do të jetë tepër i ngushtë.

Çfarë ndodh me shqiptarët

Fituesja e madhe në kampin e shqiptarëve mbetet Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit që pritet të ketë 15 deputetë, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe Alternativa do të kenë 12 deputetë dhe PDSH-ja 1 deputet.

Ahmeti tha se fitorja e partisë së tij në këto zgjedhje, është fitore e të gjithë shqiptarëve.

“Me këtë fitore të BDI-së kanë fituar shqiptarët dhe nuk ka humbur askush sepse ne u jemi dalë zot të vërtetë ashtu siç kemi qenë edhe më parë. Jemi fitues absolut të zgjedhjeve”, ka deklaruar Ahmeti.

Kush do ta bëjë qeverinë?

Kjo është pyetja që po ngrenë tashmë të gjithë në vendin fqinj. Në të kaluarën nuk do të ishte e vështirë pasi Zoran Zaev ka bashkëpunuar me Ali Ahmetin dhe së bashku mund të arrinin votat e duhura, por këtë herë është ndryshe. Shkak u bënë përplajset e forta gjatë fushatës ku Ali Ahmeti këmbëngul në idënë e tij për një kryeministër shqiptar. Kjo u hodh poshtë me forcë nga të dyja partitë maqedone LSDM dhe VMRO-DPMNE. Gjatë gjithë fushatës Zaev që këtë herë në krah kishte “Lëvizjen Besa” përsëriste se “ka ardhur koha që BDI-ja të shkojë në opozitë.” Ka shumë që flasin tashmë për një koalicion të madh mes partive maqedone, por që gjithsesi duket i vështirë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Te ishte nje rezultat i ngjashem ne Shqiperi, kush e di cdo te ndodhte neper qendrat e numerimit! Do kerciste grushti! Prandaj edhe Gjermania, na ndau nga Maqedonia ne rrugen e BE-se. Se jemi kthyer ne shtet barbonash.

  2. Ka nje detaj ne foto, sorosiani Zaev, eshte i vetmi pa maske ne te gjithe grupin. Mos valle njerezit e Sorosit nuk i ze covid19?

    1. E vertete!

      Edhe ky bariu une, edhe pse ka ligj per perdorimin e maskes ne ambjent te mbyllur, nuk e ve! Po shikoja dje, gazetaret e shkrete te gjithe me maske, ky jo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *