• |
ide | kryesore

3 viktima dhe 99 raste pozitive me covid në vendin tonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri për shkak të koronavirusit. Ministria bën me dije se një 44-vjeçare nga Tirana prej 10 ditësh e intubuar pa sëmundje shoqëruese nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19. Gjithashtu edhe një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Ndërkohë ditën e fundit kanë rezultuar 99 raste të reja me koronavirus, ndërsa që janë shëruar 46 qytetarë. Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)

Testime totale 34175
Raste pozitive 3851
Raste të shëruara 2137
Raste Aktive 1610
Humbje jete 104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 734
Durrës 209
Shkodër 199
Vlorë 104
Lezhë 86
Kukës 55
Korçë 50
Elbasan 46
Fier 42
Berat 40
Dibër 24
Gjirokastër 21



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *