• |
ide | kryesore

Listat elektorale nuk mund të hapen pjesërisht

-Instant, Blog



Listat nuk mund të jenë “pak të hapura”. Ato ose hapen fare ose po u hapën pjesërisht, janë prapë të mbyllura. Kufizimi me 33% i listave të hapura me pretekstin e ruajtjes së kuotave gjinore është artificial. Mjafton që partitë të sanksionojnë që gjysma e kandidatëve të tyre do të jenë gra dhe nuk ka nevojë për kuota gjinore. Elektorati gjithashtu është 50/50 meshkuj femra. Nëse elektorati do pëlqejë më shumë deputete gra se burra nga listat e hapura, do ta ketë mundësinë e zgjedhjes. Duke vendosur kufizim që 33% e deputetëve nuk do vijnë nga listat e hapura që i zgjedh populli por nga emërimet e kryetarëve, nuk garantohet barazi gjinore. Rehatohet vetëm nomenklatura partiake.

Gjithashtu edhe mbajtja e sistemit “rajonal” spanjoll është një marrëzi. Shqipëria është tepër e vogël për t’u rajonalizuar. Ndarja në rajone ngjan si zgjatim i zgjedhjeve lokale brenda zgjedhjeve të përgjithshme. Kjo është e panevojshme, sepse ne e kemi tashmë një mënyrë për të zgjedhur përfaqësues lokalë me zgjedhje vendore. Gjithashtu sistemi rajonal krijon hapësira që idiotë me lekë ose me muskuj, të vijnë në Kuvend duke arritur të mbledhin lokalisht vota e të kalojnë pragje që në një sistem kombëtar do t’i shikonin me dylbi.

Pra, lista të hapura po, por duhet edhe Proporcional kombëtar.

Pragu 5% nga ana tjetër, është vendosur duke supozuar se ajo Shqipëria që ishte mjaftueshëm e madhe sa për t’u ndarë në rajone, është edhe tepër e vogël për të lejuar të përfaqësohet nga më shumë se dy-tre parti. Si i tillë ky lloj pragu është një tjetër rudiment shtazor që duhet korrigjuar sepse ka krijuar situatë monopoliste në politikë.

Pra, lista të hapura, proporcional kombëtar, prag i ulët.

Së fundi, subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje duhet të kenë të gjithë lirinë të vetë-organizohen në çdo variant: si individualisht, si parti, apo si koalicion partish. Preteksti se kjo i ndërlikon fletët e votimit apo shton kostot e organizimit të votimeve, nuk pi ujë. Nuk ka ndërlikim apo kosto më të lartë sesa të kesh demokraci të cungët.

Por që demokracia të mos jetë e cungët nuk mjafton vetëm ndreqja e procedurës teknike sesi zgjidhen ligjvënësit në demokraci.

Duhet që programet elektorale të partive të cilat janë në fakt kontrata, ashtu si çdo kontratë tjetër, të shndërrohen në dokument me përgjegjësi ligjore. Kush shkel një kontratë, paguan penalitete tek ne. Kush shkel “kontratat” elektorale, s’mban asnjë përgjegjësi. Prandaj këtu, dikush që votohet se ka premtuar të sjellë drejtësi e të ndalë revanshin e korporatave, sapo merr pushtetin e gris fletoren e premtimeve dhe kthen pllakën.

Ky është problemi ynë. Kjo duhet zgjidhur me kod zgjedhor e me kushtetutë. Të tjerat janë teknikalitete.



6 Comments

  1. A i kupton Murrizi,keto fakte?Rama,jam i sigurte se nuk merr ere fare,nga keto pune,por Ulsiu,Spiropali,dhe gazetari milioner i Rames,duhet ,t’ja shpjegojne ,por edhe Rucit e Balles,qe vetem dine te thone,PO SHEF !

  2. Sikur te me kishe lexuar mendimin , edhe vete nuk do ta shkruaja ne menyre te tille . Argumentimi dhe arsyetimi
    juaj eshte perfekt . Dhe per ti vene kapak muhabetit apo siç thuhet ndryshe , qershia mbi torte , do ti shtoja votim dhe numerim elektronuk . Megjithate si per fillim une jam 1.000.000 % dakort me ty z.Shameti , Hallall .

  3. Nje gje nuk kam kuptuar une ,kur keta nuk duan ndryshim sistemi pse permendin pragun elektoral?
    Do flitej per prag nese sistemi do ishte poroporcional kombetar me lista te hapura .
    Kete vend e ka marre lumi me kohe , njerezit jane dorezuar dhe presin se do ju bjere nga qielli.
    Me keq do veje nese nuk bejme ndryshimet qe thote shameti.

  4. E lexova shkrimin dhe me pelqeu tej mase , i ke rene dashit aty ku duhet , midis brireve z.Shameti.
    E gjithe kasta politike i eshte kunderven ndryshimit te sistemit dhe asnje nuk flet per paçavuret dhe zhulin
    qe krijoj ky sistemin aktual . E gjithe kasta politike eshte mbledhur qe zhulin e paçavuren e krijuar nga sistemi
    i tanishem ta legjitimojne me statusquo-ne e te ashtuquajturit “keshill zgjedhor” per ndryshime por duke mos ndryshuar asnjegje . A thua se nuk ishte ky sistem qe ngriti ne piedestal kriminelet , servilet dhe injorantet ?
    A thua se nuk ishte pasoje e ketij sistemi varferimi i ketij vendi ? A thua se nuk ishte ky sistem qe e mbushi administraten me servila dhe injorant dhe krijoje kete kaste politikanesh qe e degjeneruan kete vend ?
    Edhe mbas gjithe ketyre disfatave dhe paçavures se krijuar perseri kasta e politikaneve drejtues e mbron me fanatizem kete sistem te ndyre sepse duan te sundojne perseri deri ne pafundesi . Duke u dredhur e perdredhura sa andej e sa ketej me lloj lloj manovrash meskine duan te japin pershtypjen se po ndryshojne kur ne thelb i vetmi qellim i tyre eshte qe asgje te mos ndryshoj . Hajt mbidhemi ne keshillin politik te ndryshimeve , te bejme sikur po ndryshojme per te mos ndryshuar asnjegje por te çimentojme statusquo-ne e pushtetit tone , kjo eshte çorba qe po i serviret popullit nga politikanet .

    E verteta do thene gjithmone . e verteta “ vret “ por kuron zemra e qeteson shpirtera .

    Nje thenie e urte kineze thote : “ Nje njeri i zgjuar e gjene gjithmone nje rrugedalje ne nje situate te veshtiren dersa nje njeri i mençur nuk hyne kurre ne situata te tilla .”
    Nuk po kerkojme te jeni te mençur por te pakten te jeni te zgjuar dhe kete zgjuarsi ta perdorni per te miren e Shqiperise dhe Shqiptareve dhe jo per tua futur atyre .

    Per mendimin tim duhen bere patjeter keto ndryshime kushtetuese :
    1 Sistem proporcional kombetar me lista te hapura 100 %
    2 Prag 2% ose maximumi 2.5% , me ose pa koalicione (si te duan)
    3 Zbatim i statusit te nenpunesit civil qe me pas te behet depolitizimi total i zgjedhjeve
    4 Votim dhe numerim elektronik
    5 Lejimin e referendumeve
    6 Ndalimin me ligj te PPP-ve dhe kompanive Off Shore

    Respektet e mia z.Shameti .
    Respekte per te gjithe ata qe e kane kundershtuar kete kaste politike te papergjegjeshme .

  5. JU THONI NDRYSHIME E KETA PO BEJNE TEATER.
    AKOMA I BESONI KETYRE PISAVE ?
    MOS SHKONI NE VOTIME , BOJKOTOJINI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *