• |
ide | kryesore

Manchester United shuan ëndërrat e verës të Real e Juve: Pogba pesë vjet të tjerë në Old Trafford

-Instant, Sport



Paul Pogba duket i destinuar të qendrojë sërisht një ëndërr vere për tifozët e Real Madrid e Juventus. Mesfushori francez, në shënjestër të klubeve më të rëndësishme europiane është përfolur gjithnjë si i mërzitur në Angli e me një këmbë larg Manchester, por gjërat në fakt po rezultojnë krejt ndryshe. Sipas asaj që bëhjet e ditur nga mediat angleze lojtari është një hap larg firmës mbi një kontatë të re për 5 vjet me Manchester United. Përmirësimet e Red Devils në këtë sezon e rritja e ambicjeve të skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer kanë bërë që ti ndryshohet mendja francezit.

Në të kaluarën ka qenë vetë Pogba që kishte shfaqur dëshirën për tu larguar për herë të dytë nga Old Trafford, por sipas asaj që bën të ditur The Sun, tani 27 vjecari është gati të firmos kontratën e re, për pesë vite të tjera me skuadrën që e rriti. Merita është e punës së Solskjaer që e ka rikuperuar fizikisht pas dëmtimit në kavilje, por mbi të gjithë mentalisht duke e vendosur në qendër të lojës së United, pavarësisht zërave të vazhdueshëm të një lamtumire të mundshme në fund të sezonit.

Tani, me United të kthyer në nivele të larta e me ambicje me një organikë të re e plot talent, pikërisht në fund të këtij kampionati të Premier League, Manchester United do të bëjë njoftimin për rinovimin e kontratës së Pogba, duke shuar shpresat e klubeve të mëdha europiane gati, të paktën sipas zërave, të investojnë shifra të rëndësishme mbi të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *