• |
ide | kryesore

Maqedoni e Veriut/ Nënkryetari i LSDM: Një nga 3 postet kryesore do jetë i shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i LSDM, Muhamed Zeqiri zbuloi se në karrigen e Presidentit, Kryeministrit, ose Kryeparlamentarit do të ulet një shqiptar.

Zeqiri u pyet nga drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, se çfarë do iu japë Zaev shqiptarëve? A mund të jetë presidenti i ardhshëm shqiptar?

Në përgjigjen e tij, nënkryetari i LSDM premtoi që “Gjatë mandatit tonë u bë për herë të parë një kryetar parlamenti shqiptar. Edhe presidenti mund të ndryshojë, por do duhet të kemi diskutim më të gjerë dhe do duhen bërë ndryshime edhe në Kushtetutë. Për ne nuk ka problem. Një nga 3 postet kryesore do të jetë shqiptar”. 



3 Comments

  1. Pershendes shqiptaret e maqedonise qe ishin pjese e zgjedhjeve te rregullta konform standarteve evropjane. Pershendez faktin qe shqiptaret jane te perfaqesuar ne kuvendin e maqedonise ne numrin ma te madh te shqiptareve ne historine e tyre. Uroj qe kjo force e konsiderushme parlamentare do te dij te jete e dobishme per shqiptaret ne radhe te pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *