• |
ide | kryesore

Në Togo festojnë me kurban për kthimin e Shën Sofisë në xhami: Erdogani, lider i Afrikës dhe gjithë myslimanëve

Planet, Të fundit



Banorët e Togos në Afrikë e kanë pritur me mallëngjim firmën e Presidentit të Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan për rikthimin e faljeve në kishën e “Shën Sofisë” në Stamboll.

Duke e cilësuar Erdoganin si lider të Afrikës dhe gjithë botës myslimane, togolezët kanë sakrifikuar dy dhi në nder të vendimit të marrë nga presidenti turk, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Reagime të shumta në lidhje me vendimin e Erdoganit ka patur edhe në disa shtete të tjera të Afrikës dhe Azisë Qendrore, madje dhe në Shqipëri e kanë përshëndetur këtë ndryshim në Turqi duke theksuar se tani është Europa që do të kërkojë të integrohet në Anadoll dhe jo e kundërta.

Ndërkohë, ndryshe është pritur vendimi për ta rihapur si xhami “Shën Sofinë” në Perëndim. UNESCO i ka kërkuar Presidentit turk që të bëjë një hap pas në vendimin e tij me qëllim ruajtjen e “Shën Sofisë” si një thesar të kulturës botërore, ndërsa BE e ka cilësuar veprimin si ilegal dhe të njëanshëm.

Reagime gjithashtu ka patur edhe nga Papa, i cili u shpreh se ndjehej i prekur nga ky vendim.

“Shën Sofia” u ndërtua si Katedrale ortodokse fillimisht, por në vitin 1453 u kthye në xhami nga Sulltan Mehmeti kur pushtoi Kostandinopojën.

Deri në vitin 1934 ajo funksionoi si xhami, deri kur Ataturku vendosi ta kthejë në muze. Vendimi i fundit i Erdoganit e kthen “Shën Sofinë” nga muze, sërish në xhami.



15 Comments

    1. O terrorist, o kryqtar, kunder kujt do te besh kryqezate, ke do te pushtosh, sa civile, gra, femije, pleqe, do te masakrosh, ne c’kohe jetojme e keqia sundon, padrejtesia mbreteron, e mira shahet, e keqia levdohet, neyse ti kryqtar gjysh mbas gjyshi nuk e ke ndalur kryqezaten, kurre s’u ngopet me gjak o barbare!

    2. Merrni edhe nga nje kar artificial me vete qe gjate rruges te jeni te kar-ikuar . O leprushe ha kar-ote e mos bej trimereshen .

  1. Eshte e drejte e Turqise te bej ç’fare te doje ne vendin e vet. Ketu Ramuti prishi teatrin kombetar edhe asnje nga shtetet Europiane nuk e vuri ujin ne zjarr. Kishe ortodokse eshte dhe Erdogani nuk i vuri ruspen si Ramuti thjesht eshte kthyer ne xhami.

  2. O terrorist, o kryqtar, (askushi 16:14) kunder kujt do te besh kryqezate, ke do te pushtosh, sa civile, gra, femije, pleqe, do te masakrosh, ne c’kohe jetojme e keqia sundon, padrejtesia mbreteron, e mira shahet, e keqia levdohet, neyse ti kryqtar gjysh mbas gjyshi nuk e ke ndalur kryqezaten, kurre s’u ngopet me gjak o barbare!

  3. Nuk na vjen e keqia, se ne TOGO paskan prere kurban per kthimin e muzeumit qe ka qene dikur, hane shan, e hane bagdan, kishe, ajo u kethye nga sulltan Mehmeti ne xhami, e s;eshte protestuar der me sot, kur kethehet nga muze, ne xhami. Perse hidhen keto provokime percarese te fese, per nje kishe, kur dihet qe ne Greqi jane prishu me dhjetra xhami, e ku feja eshte ne pushtet, ashtu sic sulmojme IRANIN, duhet te vihet edhe Greqia ne ato pozita.Ne Greqi, u kthehet me force, apo me ofiqe kethimi i besimit, pra mbas 600 vjet te Turqise, faktet ne kohen moderne egzistokan edhe sot ne Greqi. Kete e dhashe si shembull, qe, Keta artikuj percares nepermjet propagandes anti islam, apo anti ortodoks, e katolik, etj, nuk sjellin maredhenie te mira te kuptimit qe vete feja, e besimi kane te ligjeruar.Kudo qe njrezit jane, apo besojne ashtu sic e mendojne, apo adhurojne ne besimet e tyre, e jo te analizohet, qe ja se c;po ben Erdogani

  4. Te ishte Ramazoni yne do ti kiahte vene ruspen por Erdogani si zoteri burre thjesht e ka konvertuar nga kishe ne xhami . Kisha po aty eshte nuk luajti nga vendi asgje e keqe nuk ka ndodhur.

  5. Pse nuk çon Ramuti Lesh kimikun per te hedhur pak gaz dhe tritol se Erdoganin e ka shok per koke.

  6. Vetem selaniku sa xhamia ka pas e qe jane bere kisha per ato sflet kush
    po flisni ore per camerine plaven e gucine shkupin e presheven se na e kane marre e skane lene masaker pa provuar mbi shqiptaret apo harruat ju o pederasta qe u insteresoka shume ky artikull e ju ka djeg suma si ata te lgbts
    Shihni se po na e fusin perdite dhe ju lehni si kuckat ketu legena muti u ngeli erdogani juve kur u shkerdhen serbi hani mut dhe irinej ben thirrjw per lufte ptuuuuu

  7. Te kthesh “Shen Sofine” ne xhami nuk eshte gje e “thjeshte” apo “asgje nuk ka ndodhur”.Jam dakord xme Teatrin, por Shen Sofia nuk eshte vetem nje ndertese.Mos beni si sikur nuk e kuptoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *