• |
ide | kryesore

Partizani nën shok: merkato e bllokuar e 80 mijë euro dëmshpërblim, çështja Çinari shkon në CAS

-Instant, F1, Sport



Sikur të mos mjaftonte një sezon plotësisht i dështuar për të kuqtë, atëherë kur mendoheshin lëvizjet e merkatos për tu kthyer protagonist, nga hici ka mbirë cështja Cinari për të cilën FIFA e ka dënuar klubin kryeqytetas me një vit pa merkato, duke e detyruar Partizanin të ndërtojë një mbrojtje të shpejtë e të ankimojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv CAS. Gjithcka ka lidhje me verën 2018, kur në një telenovelë të vertetë merkato, sulmuesi u akordu me Alavesh, nga ku u huazua në Kroaci tek Istra 1961. Transferimi nuk u krye kurrë pasi Vllaznia nuk e lëshoi dokumentacionin dhe në mbyllje të merkatos ndërhyri Partizani, duke e marrë lojtarin nga kuqeblutë.

Partizani pagoi 50 mijë euro tek Vllaznia para se të firmoste për tre vjet me Çinarin, por tashmë me vendimin e FIFA-s situata është komplikuar shumë. Klubi kroat Istra 1961 ka fituar gjyqin në lidhje me transferimin e sulmuesit e si pasojë Partizani e ka të ndaluar të bëjë merkato për dy sesione e duhet të paguajë 80 mijë euro, plus pezullimin katërmujor të shkodranit. Sipas asaj që ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Gerald Burba, pagesa nuk është vetëm e klubit, por do të ndahet me lojtarin në rastin më të keq. “Është transformuar realiteti”, ky është pretendimi i Burbës, që shpjegon situatën në bazë të fakteve që klubi disponon. Partizani ishte kujdesur që më parë për të qenë në rregull me proceduratm ndaj dhe ka bindjen se mund të provojë pafajësinë.

E gjithë kjo situatë mund t’i kushtojë shtrenjtë Partizanit, duke kushtëzuar gjithë sezonin 2020-2021, sepse klubi mund të shesë lojtarë, por nuk mund të afrojë. E pa trajner të mirëfilltë, vështirë se ai që do të marrë në dorë skuadrën mund ti vendosen objektiva pa mundur të investohet për përforcimin e skuadrës. Cështja do të shkojë tashmë në Cas, si i vetmi organ që mund ti kthejë merkaton Partizanit dhe ti evitojë pagesën e dëmshpërblimit, që do të ishte një goditje e rëndë edhe për arkat e klubit në këtë situatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *