• |
ide | kryesore

Rreperi gjerman “bojkoton Loredanën” pas skandalit me çiftin zvicerian

-Instant, Paparazzi, Slider



Çështja e mashtrimit të çiftit zviceran nga Loredana Zefi, është rikthyer sërish në vëmendje, pasi në një intervistë të fundit, zonja Petra Z. është shprehur se është rrënuar aq shumë ekonomikisht, saqë nuk ka para që të paguajë as funeralin e të ëmës. Petra dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh, duke e patur të pamundur të paguajnë shpenzimet edhe për funeralin e të ëmës. Pas kësaj deklarate ka reaguar një reperi i njohur gjerman që quhet Bushido, i cili duket se i ka dalë kundër Loredanës. Ai është shprehur i gatshëm për të ndihmuar financiarisht “viktimat e Loredanës”, ndërsa ka nisur edhe një fushatë për të mbledhur fonde.

“Unë e kam ndjekur çështjen për një kohë të gjatë. U trishtova që nga fillimi sesi shkoi. Kjo më preku shumë. Dua të ndihmoj familjen. Fati e ka goditur shumë keq. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që po kalojnë. Vetë, më duhej të varrosja dy prindërit e mi”, është shprehur reperi i njohur mes tjerash.

Kur Petra Z. dëgjoi për dëshirën e Bushido-s për ta ndihmuar, ajo u befasua:

“Kjo është e mrekullueshme”, tha ajo. “Një dhurim i tillë do të më lehtësonte jashtëzakonisht shumë”.

Sepse nuk është vetëm funerali që e shqetëson atë financiarisht: “Unë kam fatura të papaguara rreth 46,500 CHF (43 mijë euro)”. Prej dy ditësh, rrjetet sociale, veçanërisht Twitter dhe Instagrami po “vlojnë” nga hashtag-u #boycottLoredana që kërkon të bojkotohet në tërësi veprimtaria e saj muzikore. Kjo shihet si shenjë revolte për historinë e reperes shqiptare me çiftin zviceran që e kanë akuzuar për zhvatje në vlerë prej afro 1 milion frangash zvicerane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *