• |
ide | kryesore

Serie A me tifozë, Spadafora: “Po punojmë për të rihapur stadiumet”

-Instant, Sport



“Për rihapjen e stadiumeve pretendohet se duhet vazhduar në të njëjtën linjë kujdesi që është ndjekur deri tani e po punojmë në mënyrë intensive me Federatën e Ligën që në shtator, me rifillimin e kampionatit të ri, të jetë mundësia për të hapur impiantet për publikun”. Deklarata është e ministrit për Politikat rinore e Sportin, Vincenzo Spadafora, që i është përgjigjur një pyetje mbi rihapjen e stadiumeve të futbollit.

“Nëse është e vërtetë që sot brenda stadiumeve janë kushtet për të garantuar distancimin, është edhe e vërtetë që konsiderohet shumë e rrezikshme që fluksi i një numri të madh tifozësh të drejtohet në një vend të vetëm”, vazhdoi ministri italian. “Sidomos, duhet të kuptojmë si ta administrojmë këtë fluks në hyrje. Sot do të ishte e vështirë për tu organizuar – tha Spadafora – . Impenjimi im është të krijoj të gjitha kushtet derisa hapja të ndodhë në rifillimin e kampionatit në mesin e shtatorit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *