• |
ide | kryesore

SHIFRAT/ Cilat janë vatrat “më të nxehta” të koronavirusit në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



3 pacientë të tjerë humbën jetën nga covid-19 në vendin tonë duke e çuar në 104 numrin e përgjithshëm të viktimave. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 99 raste të reja në 24 orët e fundit nga të cilët 40 raste janë në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnjë, Përrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë. 5 qarqe kanë numrin më të madh të të infektuarve aktivë ku udhëheq Tirana me 734 raste e ndjekur nga Durrësi me 209 dhe më pas Shkodra me 199, Vlora me 104 dhe Lezha me 86 raste.

Situata paraqitet serioze edhe në Spitalin Infektiv ku përveç 3 viktimave është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)

Testime totale 34175
Raste pozitive 3851
Raste të shëruara 2137
Raste Aktive 1610

VIKTIMAT 104

Tiranë 54
Shkodër 17
Durrës 16
Fier 5
Elbasan 5
Vlorë 3
Kukës 1
Lezhë 1
Berat 1
Dibër 1

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 734
Durrës 209
Shkodër 199
Vlorë 104
Lezhë 86
Kukës 55
Korçë 50
Elbasan 46
Fier 42
Berat 40
Dibër 24
Gjirokastër 21



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *