• |
ide | kryesore

Skafistët hedhin drogën në det dhe arratisen, policia gjen vetëm gomonen

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një gomone është sekuestruar pas 5 orë ndjekjeje hap pas hapi në zonën e plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës. Delta Force e qytetit të Vlorës, Guardia di Finanzia, dhe Roja Bregdetare e Vlorës kanë mundur të lokalizojnë gomonen dhe ta sekuestrojnë atë.

Ndjekja ka vijuar nga zona e Zvërnecit-plazhi i vjetër dhe vazhdoi për në Orikum. Ndërkohë në ndjekje u vu edhe një helikopter, i cili inspektoi gjithçka nga ajri.


Gomonia u sekuestrua ndërsa për fat të keq, nuk u gjet asnjë sasi droge siç pritej. Dyshohet se trafikantët me t’u pikasur nga Policia e kanë hedhur në det lëndën narkotike. Kërkimi për të arrestuar dy skafistët vazhdon.

4 Comments

  1. Po afrojne zgjedhjet.PS-ja e ka arken bosh.Shkodranet nuk mund te marrin 50 mije lekshin.
    Rrnoft Vlora dhe Fieri per punen e mire qe ban ne sigurimin e te ardhurave me droge per PS-ne.Leber dhe lalucer mos u friksoni se keni n’krah kryemutin Nastradin Rama.Dhe duhet te na ndihmoni Ne “MALOKEVE” kendej nga Shkodra…,presim 50 mijshen vitin tjeter!

  2. Jo kishin nendetse dhe u larguan.Zbor -Kinez-u bene ata te gomones ketyre -rripave-police -qe nga Zverneci deri ne Orikum ,i sillnin verdalle neper gjirin e Vlores dhe nuk i kapnin dot.Me e bukura se kishin dhe nje Helikopter nga siper dhe per cudi gomonen e kapen kurse ata qe drejtonin gomonen jo .Kjo mbetet enigme.—Nga u larguan drejtuesit e gomones?Sinuk pane asnje shenje nga ngarkesa e hashashit ne det?Kjo eshte e cuditshme .Por kuptohet jane qente dhe zagaret pran drogaxhinjve te qeverise qe e zhvillojne trafikun edhe diten me diell.

  3. 😂🤣🤣🤣pa merak se po e tymosin ne Itali tani ..çfar kerkoni ne dete mu..in e ed Drames🤪🤪🤪👍

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu