• |
ide | kryesore

Sot Hoti dhe Vuçiç takohen në Bruksel, Thaçi pyetet në Hagë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Bruksel do të ketë sot një takim mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai pritet të fillojë në orën 16:00 sipas asaj që ka lajmëruar Bashkimi Evropian.

Ndërmjetës do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

“Përfaqësuesi i lartë Borrell do të japë një deklaratë për media para fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, në fund të takimit. Për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirus, nuk do të ketë qasje të mediave në ndërtesën e EEAS-së”, thuhet në njoftim.

Po sot Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të vazhdojë të merret në pyetje nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë. Për 3 ditë rresht është pyetur nga 6 orë, teksa të martën dhe të mërkurën nuk u prononcua për media.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka propozuar një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.



2 Comments

  1. DULLA KOTI ,ZAGAR I TREDHUR NGA HASHA ,ISA MORINA DHE BATON HAXHIU thotë:

    KY DULLA KOTI DO NA TURPEROJ NE ATO BISEDIME,KY DULLA KOTI DUHET TE PUNONTE NE SHTEPI TE MOSHUARVE PER TI PASTRUAR DHE PERGADITUR USHQIME..

  2. Ecni mor m….se pazaret jan mbyll me koh. Ku keni gje ju ndore vecse te lepini b….e dynjas e te vendosni fashizmat ne vendet tuaja po sipas oreksit te dynjas dhe tuajit si skllever te bindur. Fuck you.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *