• |
ide | kryesore

Takimi në Bruksel/ Kryeministri Hoti: Jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kanë përfunduar takimin e tyre të parë ballë për ballë në Bruksel. Takimi u ndërmjetësua nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme në BE, Josep Borrell i cili vlerësoi të dy krerët për vullnetin që treguan për tu riulur në dialog pas rreth 2 vitesh.

Në fakt, Borrell theksoi edhe faktin se ishte i lumtur që BE u rikthye të udhëheqë këtë dialog dhe pikërisht në Bruksel. Po ashtu ai priste që sot të kishte diskuime konstruktive por deri më tani i vetmi që është prononcuar është Hoti që ka bërë të qartë se tashmë Kosova është në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë.

“Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës.”, u shpreh Hoti.

Në fakt Hoti nuk ka bërë me dije se në çfarë aspekte është bërë progresi pasi vetëm disa ditë më parë në video- konferencën në prani të Merkel dhe Macron, ai i parashtrovi ‘ultimatume’ Vuçiçit si njohja reciproke, apo krimet e luftës, anëtarësimi në OKB të cilat Presidenti serb tha që nuk do i pranonte kategorikisht.



4 Comments

  1. Faza perfundimtaret e mbylljes se marrveshjes !!!!!

    Kaq shpejt ?
    Me dy takime ?

    Te shohim se cfare xhevahiresh kane diskutuar .

  2. Eshte iluzjon te mendohet se armiqesia e serbeve ndaj shqiptareve do shuhet ndonje here. Shqiptaret duhet te vazhdojne siç kane vazhduar ne shekuj te jetojne me nje komshi qe e kane hasem. Ky eshte fati yne!

  3. 100 % dakort me Astritin. Te vares SOVRANITETIN tend NE TE NJEH APO JO SERBIA, ESHTE TE KTHESH NE KOHEN PARA PAVARESISE. GABIM I MADH. Diskutimet i shtyu ne kohe te gjente ekulibra e aleate me te mire per te. Kosova duhet te KUPTOJ RALITETIN. SERBISE cdo gje ju imponua, asnje gje ajo nuk pranoi me vullnetin e saj, e mos prisni ILUZIONE PER NJOHJE. Thjesh BISEDIMET JANE LUFTE PO NE TAVOLINE E ME NJE KUNDERSHTAR SHEKULLOR QE NUK NDRYSHON DOTE , PASI ESHTE E PA MUNDUR ME NJE BISEDIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *