• |
ide | kryesore

Video/ Fajtor arbitri, përgjegjës trajneri: Gjici e ka me të gjithë, përveç vetes

-Instant, Sport, Video



Kukësi ka dalë nga Kupa e Shqipërisë i eleminuar në gjysmfinale nga Teuta, që përmbysi avantazhin e Rrocës me golat e Kapllanaj e Hoxhës, duke sfumuar kështu plotësisht objektivat e Safet Gjicit dhe skuadrës kuksiane. Presidenti i nderit i Bluve është nga ata që kanë raport të keq me humbjen, ndaj dhe menjëherë ka ngritur akuzën kundër arbitrit për qëllim në lënien e lojës edhe pse të dy golat sipas Gjicit ishin për tu ndaluar: “E patë të gjithë se çfarë bënë gjyqtarët. Thonë që goli i parë ishte faull? Po pse more, i dyti si ishte? Shikojeni me kujdes, se është e qartë. Më vjen shumë keq, por e panë njerëzit se ç’ndodhi”, ishte prononcimi në të nxehtë i Gjicit për Panorama Sport. E në fakt një të drejtë ndoshta e ka, të paktën në lidhje me golin e parë, që nisi me një faull evident përpara se topi të shërbehej në qendër për Kapllanaj, ekzekutimi i të cilit pastaj ishte perfekt për të lënë të palëvizur Xhikën.

Fjalë të rënda, me akuzë të qartë brenda, pavarësisht se nuk u morën përsipër nga Komisioni i Disiplinës. Nuk është hera e parë që kuksianët kapen me arbitrin pas humbjes, por ajo që më pas ngatërron kartat është një tjetër fajësim për humbjen: këtë herë brenda shtëpisë, ku sulmi është mbi durrsakun Orges Shehi, trajner i Bluve. “Jam tej mase i zhgënjyer edhe me skuadrën, por sidomos me stafin teknik. Ne e kishim në dorë ndeshjen dhe kurrsesi nuk mundet që të eliminoheshim në këtë mënyrë. Edhe ndërrimet e lojtarëve mendoj se u bënë gabim. Stafi ka përgjegjësi për këtë” ka përfunduar presidenti i Kukësit.

Të gjithë fajtor për kreun e veri lindorëve, që harron gabimet e tij në analizën e dështimeve të sezonit. Largimin e Shpëtim Duros, me skuadrën 4 pikë larg Tiranës kryesuese, hapjen e stadiumit pa limit për tifozët bardheblu në takimin direkt me kryeqytetasit në Air Albania, edhe pse e dinte që inkasimi i të ardhurave nga biletat do ti jepnin avantazhin kundërshtarit, duke e kthyer fushën në favor, në disfavor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *