• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Maqedoni, partitë shqiptare marrin 33 deputetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas Komisionit Shtetëror të zgjedhjeven në Maqedonine e Veriut, kur janë numëruar mbi 96% e votave, shqiptarët kanë fituar 33 mandate, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas kalkulimeve zyrtare të KSHZ, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët 12, Partia Demokratike Shqiptare 1 mandat dhe Lëvizja BESA, e cila garoi në koalicion me LSDM, 4 mandate.

Megjithatë, këto janë kalkulimet të rezultateve preliminare nga ana e KSHZ-së. Nesër pritet të jepen rezultate zyrtare.

Ndërkaq, në kampin maqedonas LSDM ka fituar 45 mandate, ndërsa VMRO 44 mandate. Secila parti do ta ketë të veshtire te beje qeverine pasi nevojiten 61 mandate.  



1 Comment

  1. po te kishte bere koalicion, faktori shqipetar do kishte fituar me shume se 40% te votave..por jane te ndare, sejcili konkuron per qoshken e tij te pushtetit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *