• |
ide | kryesore

Conte kalon presionin tek kundërshtarët: “Titulli është në duart e Juventus”

-Instant, Sport



Pas 4-0 ndaj Spal Antonio Conte mund të buzqeshë: “Ishte e rëndësishme të jepnim një sinjal vazhdimësie, një sinjal bindje. Jemi të vendosur e plot dëshirë. Kjo ishte një ndeshje në letër e sigurtë, port ë lehtë nuk ka kurrë asgjë. U treguam të aftë, kemi hipotekuar Champions League e iu afruam atyre që ishin para. Mbeten ende larg, por janë 6 pikë. Kemi bërë hapa fals që mund ti paguajmë shtrenjtë. Ky ishte një sinjal i bukur në nivel mental, por titulli është në duart e Juventus”.

Shumë gjëra pozitive në Ferrara, por Conte kërkon më shumë nga Eriksen: “Po punon e po mundohet të futet në skema. Po fiton besim me një kampionat që është shumë taktik në krahasim me atë anglez. Ka kualitet, por duhet të jetë më agresiv: ka bërë një ndeshje të mirë e jam i kënaqur për të, por duhet të vazhdojë të punojë. Èshtë një djalosh i ndrojtur, shumë i aftë e kokëulur, porn ë të njëjtën kohë duhet të kuptojë që duhet të lëshohet. Èshtë vetëm cështje kohe: nuk krijon probleme e ka dëshirë të bëhet i rëndësishëm”.

Në daljet e fundit tekniku zikaltër ka bërë edhe ndonjë modifikim taktik: “Kemi ndryshuar 3-5-2 për të qenë më të paparashikuar. Ka një lojtar mes linjave dhe është ndryshuar edhe pozicioni i sulmuesve. Rrezikojmë pak më shumë në mbrojtje, por shënojmë më shumë lojtarë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *