• |
ide | kryesore

Detyroi motrat ukrainase të prostituonin, arrestohet shqiptari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një emigrant shqiptar 39 vjeçar, i cili detyroi dy motra ukrainase që të ushtronin prostitucionin është arrestuar nga policia italiane ne Qualiano.

Shqiptari u kishte vjedhur pasaportën dy motrave dhe i kërcënuar ato duke i detyruar të bëheshin prostituta në Circumvallazione, duke përfituar një pjesë të mirë të fitimeve. Policia bllokoi shqiptarin jo larg vendit ku emigranti u takua me dy gratë për të mbledhur paratë dhe për t’i sjellë ato në shtëpi. Në xhep, ai kishte një pasaportë në emër të njërës prej dy viktimave.


Aktiviteti kishte nisur që prej qershorit të vitit të shkuar, duke përdorur dhunë dhe kërcënime. 39 vjeçari u transferua në burgun e Poggioreale në pritje të gjykimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu