• |
ide | kryesore

Këto janë portretet që janë gdhendur përjetësisht në trupin e Drake

-Instant, Paparazzi, Slider



Drake ka zbuluar të gjitha tatuazhet që mban në trup dhe na duhet të themi se janë një tribut i njerëzve më të rëndësishëm që kanë ndikuar në jetën dhe karrierën e tij. Reperi 33-vjeçar, emri i plotë i të cilit është Aubrey Drake Graham – tregoi koleksionin e tij të madh të tatuazheve gjatë pushimeve në Barbados ku u fotografua pa bluzë në plazh.Dhe le të hyjmë direkt në temë, pjesën më të madhe të trupit të tij e zinin njerëzit më afër zemrës, si familja, nga xhaxhai te gjyshja apo nëna e reperit. Por reperi nuk kishte harruar as producentin e tij apo mentorin Lil Wayne si dhe idhujt e tij Aaliyah dhe këngëtaren britanike Sade.Drake padyshim nuk e njihte personalisht Aaliyah – emri i plotë i së cilës është Aaliyah Dana Haughton – pasi ajo vdiq në një aksident ajror në 25 gusht 2001, por ai ka shprehur një fiksim të madh ndaj saj gjatë gjithë karrierës së tij.Në gusht të vitit 2010, ai madje shkroi një letër për 9-vjetorin e vdekjes së saj ku thoshte: ‘Jo vetëm që isha një nga fansat e tu më të mëdhenj, por isha vërtet i dashuruar me ty’.Reperi kanadez gjithashtu ka jo një por dy tatuazhe kushtuar një artisteje tjetër femër që admiron, Sade.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *