• |
ide | kryesore

Lazio, sherri i dytë në dhomat e zhveshjes para Juventusit: Tare nuk di më çfarë të bëjë

-Instant, Sport



Janë të shumta problemet për Simone Inzaghi, për sfidën titull të së hënës kundër Juventus. Situata nuk ishte e mirë, me përplasjen e polemikat që përfshinë lojtarët e stafin teknik, që shkuar tek duart, e nuk është as tani përpara ndeshjes vendimtare për titullin kampion: atë kundër Juventus.

Dje, ka patur një tjetër sherr në dhomat e zhveshjes, një përplasje e ndezur mes stafit shëndetësor, preparatorit atletik Ripert e fizioterapistit Gasparini, njeriu i besuar i Inzaghit. Në këtë moment, të gjitha fajësojnë të gjithë tek Lazio e kjo ka sjellë një situatë kaosi, aspak të favorshëm përpara një impenjimi kaq të rëndësishëm.

Sikur të mos mjaftojë kjo, tekniku duhet të bëjë llogaritë me të dëmtuarit. Një nga të fundit që ngriti flamurin e bardhë është Stefan Radu, i dëmtuar në pulpë (sezoni i tij mund të përfundojë këtu). Përvec rumunit, mungonin Leiva, Marusic, Correa, Lulic e i riu Raul Moro. Në qendër të mbrojtjes mund të jetë Bastos së bashku me Acerbin në të majtë e Luiz Felipe në të djathtë. Edhe Cataldi ka problemet e zakonshme në kavilje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *