• |
ide | kryesore

Messi vendos nën akuzë Barcelonën: “Të dobët e të parregullt, kështu do humbasim edhe me Napolin”

-Instant, F1, Sport



Lionel Messi flet pak por, kur e bën, dridhet Camp Nou. Ashtu si pas ndeshjes së humbur kundër Osasuna të Pamplona në shtëpi. Argjentinasi, në gol për barazimin e përkohshëm 1-1, është shfaqur i nervozuar e jo vetëm sepse titulli i shkoi – një javë para kohe – rivalëve të Real Madrid. “Nuk e prisnim këtë epilog – tha Messi – por e gjithë kjo konfirmon si shkoi sezoni. Jemi një skuadër e dobët e shumë e parregullt, që ka humbur pikë aty ku nuk duhej. Madrid ka bërë punën e tij e, pas ndalesës, nuk ka humbur asnjë ndeshje. Ne, përkundrazi, kemi humbur shumë pikë e duhet të bëjmë autokritikë, duke filluar nga ne lojtarët për të shkuar tek gjithë të tjerët. Jemi Barcellona e jemi të detyruar të fitojmë cdo ndeshje”.

“Skuadra – vazhdoi Messi – lë shumë për të dëshiruar dhe e ka bërë në shumë ndeshje. Nëse vazhdohet kështu do të jetë e vështirë të fitohet Champions. Nëse luajmë kështu me Napolin do të humbasim. Nëse jam i nervozuar? Eshtë normale, të gjithë në klub janë. Tifozët po e humbasin durimin, sepse ne nuk i kthejmë asgjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *