Bizneset në sektorin e ndërtimit presin një rritje të çmimeve me 5.7% në tremujorin e dytë të vitit 2020 në anketën që Banka e Shqipërisë ka bërë për indeksin e besimit në tremujorin e dytë të vitit. Kjo ishte rritja më e madhe e pritshmërive mbi çmimet në sektor që nga tremujori i parë i vitit 2014. Sektorit i ndërtimit po kalon një periudhë “lulëzimi” prej ndërtimeve në banesat luksoze, hotele dhe resorte në bregdet.
Agjencitë e pasurive të paluajtshme pohojnë se shitjet e banesave vijuan edhe gjatë karantinës, ndërsa pas majit, tregu i është kthyer normalitetit edhe në drejtim të shitjeve.
Pritshmëritë e ndërtuesve për çmimet e banesave bazohen edhe në ecurinë pozitive të këtij treguesi vitin e fundit.
Tregu i banesave në vendin tonë në 6-mujorin e dytë të vitit 2019 ka shënuar rritje si në drejtim të ofertës ashtu edhe kërkesës sipas një ankete që Banka e Shqipërisë ka bërë në operatorë kryesorë të tregut dhe agjencitë e pasurive të paluajtshme. Këto zhvillime janë shoqëruar edhe me rritje të çmimeve me rreth 13.8%.
Banka raportoi se vëllimet e shitjeve kanë rënë lehtë vetëm në zonat qendrore të Tiranës dhe janë rritur në të gjithë zonat e tjera të kryeqytetit dhe në rang vendi.
Gjatë vitit të kaluar, Indeksi i Çmimit për Tiranën u rrit me 34.7% ndaj periudhës bazë (2013) dhe me 14.9% ndaj periudhës paraardhëse. Çmimet mesatare raportohen të rritura ndjeshëm në të gjithë vendin, por kanë qenë relativisht të qëndrueshme në qytetet bregdetare. Në Tiranë, ato u rritën me 15.3% në qendër, rreth 25% në zonat jashtë qytetit dhe shumë pak në zonat periferike.
Për 6-mujorin e dytë të 2019-s, çmimet ishin më të larta se për 6-mujorin e parë, teksa pritshmëritë janë për çmime më të larta edhe për 6-mujorin e parë 2020.
Çmimet e banesave të llogaritura për shitjet e kryera në 6-mujorin e dytë 2019 janë rritur me 13.8% në krahasim me 6-mujorin e kaluar dhe me 33.5% në krahasim me periudhën bazë (viti 2013).
???sa mire dhe nga rritja e çmimeve perfitojne vetem oligarket e ndertimeve lali Eri i fiqeve dhe ripjedhja ne pushtet..dhe populli fiton si gjithmone te gjatin e kallam deshtakut ne bYTHe..
Dhe populli shqipetar si gjithmone jo vetem i gezuar por dhe shume i kenaqur?
Vendi i çudirave .
Kur i ke leket pa djerse e pa mund i shperdoren.
Ose duhet te jesh shume naiv e budalla nga mend e kokes qe kerkon te jetosh ne ate kapanon ndertimesh qe duken si burgje.
Njerez qe blejne pallate e nuk rrin kurre ne ballkon se nuk ka as pamje dhe as ajer te paster.
Tirana dhe Shqiperia eshte nje vend bizarr qe i meriton te gjitha te zezat qe i bejne.
Mua ky shkrim me duket propagande.
Jane mbuah shtyllat e muret e tiranes me njoftime per shitje, dhe cmimet jane dukshem me te ulta se vjet.
Ne dyqanet e celulareve gjate kesaj periudhe shitjet kane rene me mbi 25% imagjinoni ca behet me ndertimin