• |
ide | kryesore

Opozita e bashkuar: Të aprovohet pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR

Opozita e Bashkuar rikonfirmon se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme. Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetuese të njënashme bien ndesh edhe me traditën 30 vjeçare të miratimit të rregullave elektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërfshirje dhe konsensus, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracisë pluraliste.

Miratimi i Reformës Zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, është edhe kërkesë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet seriozisht dhe në mirëbesim e angazhuar në përmbushjen e këtij objektivi madhor për vendin dhe ka dhënë kontribut real në përmbushjen e këtij kushti. Kjo arritje e përbashkët nuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike. Marrëveshja politike e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit të arritura me ndihmën e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga të gjitha palët.

Sipas këtyre marrëveshjeve, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat më të mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias.

Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.



9 Comments

  1. Bjeri bjeri se i bie mire..po e rruan fort rameziu me murruziu me murrizin per ju??

    1. A ju q.fte gomari ju fare opozite. Ne vend qe ta kishit ju kale beteje listat e hapura jeni katandisur si nastradine te tere se ashtu ju la porosi plaku sali. Ju marrte lumi me gjith Edvin e Gramoz. Murrizit dhe Hajdarit ti hani k.rin te gjithe ju vemjet

  2. Ha ha ha haaaaa … pergjigja me brilante qe mund ti jepej vellait te gjate .
    Miratojme ate marrveshje qe nuk beme asnje ndryshim i thote ky .
    Une them te beni edhe nje ndryshim tjeter , hiqeni fjalen “turp’ nga fjalori sepse ju jeni te pacipe dhe kjo fjale as ju skuq e as ju nxine , as ju zverdh e as ju ben tju vras ndergjegja .
    Ju jeni kuzhinieret , ju jeni menderja . Por perederisa populli eshte ne gjume , ju mund te livadhisni e beni qejf o qerratenj . Por kujdes , mos beni shume zhurme se populli edhe mund te zgjohet . Po u zgjua , mjere ju o mjeran te babzitur .

  3. I bojkotoni prape zgjedhjet,vari leshte,u mesuat ju tani te rrini jashte institucioneve,fundja vete u larguat,koka ben,koka peson…

  4. ¨Pse o opozite e bashkuar, nuk e le edhe kater vejt te tjera vendin ne dore te doçit, sepse ai ka nje deshire shazarake qe po e djeg se brendeshmi:- ta çoje Shqiperine atje ku e çoi enderri, pa e çuar atje nuk i zerehat shpirti i zi qe ka…. nuk do e trese varri, po nuk pa shqiptare te vdesin urie, hadikapati fizik e skizofreni narçistik! Poshte qente e rruges! Rrofshin shqiptaret!

  5. Ed Rama e paska marr seriozisht pushtetin. I them te shofi pak Nanon qe e merrte me te qesh dhe ja ku eshte tani. Tall lesht me shqiptaret dhe jeton bella vita.

  6. Opozita po thote po ate qe ua thone edhe miqte europiane, qe te mos levize nga mareveshja. Kjo eshte baza e qendrimit ne kushtet e soteme, mbasi propozimet, apo ato levizje te maskuara qe di te beje vetem ky, tashme ia njojten edhe ata qe jane genjyer nga ky mashtrues der i dje.Koncepti i sotem, mbi rregullimet e ndreqjet e disa gabimeve qe jane pare ne zgjedhje, por edhe largimi i partiakeve nga numurimi i votave do te jete nje perparim ne ecurine e votimeve, sepse sa me larg qe pushtetiti ti kete duart, apo nderhyrjet ne zgjedhje, aqe te pa drejta jane ato,Xhveshja e Rames, nga nderhyrja qe ben e blen votimet, duhet te marre fund, nga ato propozime e nenshkrime mareveshjesh..Te mos e lene si ne 2017, kur mashtroi, e genjeu me leshimet gjoja te disa ministrive, por realisht i la si kukulla pa kompetence, andaj, ketij kameleoni dredhak nuk duhet ti kihet besim, per asgje, rruga e tije tashme eshte shtruar drejt largimit pa nder, e me pasoja. Per kete, le te shohim, se si do vene ndjekjet ndaj te tereve te kesaj qeveri bande.

  7. nuk ka pushtet ne tavoline per PeDet .Rama fiton dhe dy mandate te tjera se e voton populli .Nuk voton njeri arrixhinjte dhe maloket e PeDes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *