• |
ide | kryesore

Përplasje e tmerrshme me makinë në Austin: humb jetën kampioni i pamundur i boksit

-Instant, Sport



Travell Mazion, që do të kishte mbushur 25 vjec të premten e ardhshme, ka humbur jetën në një aksident me makinë në Austin (qyteti i lindjes). Përplasja ballore fatale ka ndodhur dy ditë më parë. I ashtuquajtur Black Magic, kampioni i superwelter ishte në drejtimin e Cadillac STS 2010, kur është përplasur në mes të trafikut, sipas asaj që ka shpjeguar Departamenti Publik i Sigurisë së Teksas.

Mazion është përplasur me një Honda Pilot, pasi goditi më parë një Nissan Sentra. Boksieri ka humbur jetën në vend, shoferi i Hondas, një 61 vjecar, ka vdekur sapo ka mbërritur në spital. Boksieri ishte i pamundur në 17 ndeshje: kishte debutuar si profesionist në 27 prill 2013. Në 11 janar në San Antonio, gjithnjë në Teksas, fitoi titullin vakant Nabf duke mundur Fernando Castaneda me k.o., një nga 13 ndeshjet e fituara prej tij para kohe.

Një tragjedi që ka goditur botën e boksit: “Jemi thellësisht të trishtuar për vdekjen e tij”, ka komentuar Golden Boy Promotions, skuderia e boksierëve si Oscar De La Hoya. “Mazion ishte një i ri i sjellshëm e karizmatik që në ring i ka entuziazmuar tifozët. Lutjet e mendimet tona shkojnë për familjen e tij. U prehtë në paqe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *