• |
ide | kryesore

Po transportonte 5 emigrantë sirianë, arrestohet 44-vjeçari nga Kruja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Krujës ka arrestuar një 44-vjeçar, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim” pasi është kapur duke transportuar emigrantë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Durrës, për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin policor të koduar “Shtegtari”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. F., 44 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirian, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale materiale u sekuestruan mjeti tip “Volkswagen” dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.



2 Comments

  1. Nuk eshte krim te transportosh dike krim eshte ta trafikosh. Nuk ngeli njeri pa transportuar çdo dite nga 5-6. Siriane thone keta por shumica jane marokene e tuniziane nga afrika. Kjo tregon qe ne nuk ruajm kufijte toksore dhe as detar. Mund te hyj e te dali kush te doje e sa here te doje. Po te ishe shtet dinjitoz i burgosje per kalim te paligjshem dhe ia ktheje greqise mbrapsht.

  2. Plani ogurzi i rilindjes per te ndejt ne pushtet eshte te njerri jashte shqipetaret e ta kthej shqiperine ne nje vend multietnik afrikanoaziatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *