• |
ide | kryesore

Sarri rrezikon shkarkimin me Lazion: nëse humbet pankina është e Pirlos

-Instant, Sport



Ndeshja me Lazio mund të jetë vendimtar për Maurizio Sarri. Në kampin e Juventus nuk është një atmosferë e mirë, për faj të dy pikëve në tre ndeshje që kanë afruar rrezikshëm rivalët pas shpinës së bardhezinjve. E në këto orë, mbledhja mes drejtuesve të lartë, me presidentin Andrea Agnelli, Pavel Nedved e Fabio Paratici do të vendosë të tashmën e të ardhmen, ku është një titull për tu fituar e një Champions për tu luajtur në lartësinë e situatës. Pikërisht këtu është bërë e fortë hipoteza e një rreziku të lartë për Sarrin. Një humbje e mundshme kundër bardhekaltërve në sfidën e të hënës në Allianz Stadium mund ti kushtojë rëndë teknikut toskan, që do të zëvendësohej nga një trajner provizor për të mbyllur sezonin.

Nuk është se i është dhënë ultimatum Sarrit, pozicioni i të cilit sidoqoftë është kompromentuar. Nuk ka më siguri, me rezultatet që tani nuk po vijnë e një kampionat ende i varur, pa përmendur lojën sarriane që në këtë sezon është parë vetëm pjesërisht. Agnelli e ka mbrojtur sa ka mundur teknikun, por raporti me senatorët e skuadrës nuk ishte kurrë ai më i miri.

Mes figurave të mundshme për të bërë provizorin në krye të skuadrës deri në fund të sezonit është Andrea Pirlo. Ish-mesfushori bardhezi, konsiderohet si tekniku i të ardhmes, duke filluar nga 2021. Por nëse situata precipiton, mund të thërritet në krye të detyrës menjëherë, i ndihmuar edhe nga Gigi Buffon në rolin e lojtarit-trajner.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *