• |
ide | kryesore

Thaçi mbërrin në Rinas, niset direkt për Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbërriti në aeroportin e Rinasit në Tiranë, pas 4 ditësh intervisitimi në Hagë nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti me anë të një postimi në Facebook.

Thaçi shkruan se në mbrëmje do të mbërrijë në Kosovë dhe në orën 20:00 do të flasë për 4 ditët e kaluara në Hagë.

Postimi i Thaçit në Facebook

”Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH”

Prej 4 ditësh, Thaçi u intervistua në Hage nga Gjykata Speciale.

Thaçi nuk dha deklaratë për medait, teksa mësohet se presidenti do të udhëtojë drejt Kosovës.

Ditën e djeshme (16 korrik), pas mbarimit të intervistimit, presidenti tha se për katër ditë ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me aktivitetet që ka bërë gjatë periudhës së luftës.

Ai deklaroi para mediave, se nëse Gjykata vendos në mënyrë profesionale, do të vërtetohet që nuk ka kryer krime lufte.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka propozuar një aktakuzë për kinse krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë.

Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *