• |
ide | kryesore

Tjetër takim Meta-Basha, Presidenti zbulon detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
meta-basha.jpg



Presidenti Ilir Meta njoftoi se mëngjesin e sotëm u takua me Lulzim Bashën.

Meta bëri me dije se është njohur nga kreu i opozitës me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar. Po ashtu Meta ka treguar se dje në mesnatë kishte marrë një mesazh nga ish-kreu i KQZ Kristaq Kume, sa i takon ndryshimeve kushtetuese. Ndër të tjera, Meta ka postuar dhe një pjesë të deklaratës së djeshme të bërë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Reagimi i Metës 

Dje në mesnatë mora një mesazh nga një intelektual i nderuar si Prof.Kristaq Kume. Shqetësimi i tij ishte se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin.
Ai sugjeronte se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik.
Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë.

Jam i bindur se ka kaq shumë intelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të Prof.Kumes. Për këtë arsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjshëm dhe bashkëpunues të Opozitës së Bashkuar.

PJESË NGA DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI
Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.



7 Comments

  1. Keta te dy jan shpetimtaret e shqiperis. Keta jan njerzit qe nuk i ze gjumi, per te miren e popullit. Kurse rama e ka mendjen vetem te karrigia. Rrofsh sa malet o shpetimtaret e demokracis. Me ju e ardhmja eshte e ndritur.

    1. Mos humb kohen kot, duke u marre me lulush impotentin, lulushin e tredhur, karten nenmenge, asin, kolonen e V-te, te kriminelit soros, thiken mbas shpine per opoziten dhe per te gjithe popullin shqiptar!
      Nese te duhet interlokutor, sebashku me “Ukin e Vjeter”, bejini thirrje popullit, drejtojuni, bulevardit “Deshmoret e Kombit”!

  2. edi rama, ilir meta sali berisha, lulzim basha monika kryemadhi, erion veliaj, e gjith deputet mendojne vetem per te vjedhur, jane tradhtar te kombit e te popullit, nuk kane ber asnje gje te mire per Shqiperine. Keta nuk punojne per Shqiperine asnje moment te vetem, jane ber miliardera ndersa populli shqiptar endet neper europe e me tej si endacak leckane pa identitet, pa vlersim per veten per te vetmen arsye se kemi 200 hajduta qe vjedhin cdo gje, deri sa populli te zgjohet dhe ti heqi te gjitha partit me revolucion keshtu e me keq do vazhdoj per ne. Cdo 10 vjecar del nje shtet i cili na i merr te gjith te rinjte me shkoll, si e si qe te na heqin trurin e vendit her pas here, perdoret popullsia shqiptare per te rinuar vendet europiane. Edhe pse kan shfrytezuar popullin tone keta politikane e pseudobiznesmena prap se prap mallkimi jone do i kapi mos ata femijet e te afermit e tyre.

  3. Mos humb kohen kot, mos u merr me lulush impotentin, lulushin e tredhur, karten nenmenge, asin, kolonen e V-te, te kriminelit soros, thiken mbas shpine per opoziten dhe per te gjithe popullin shqiptar!
    Nese te duhet interlokutor, sebashku me “Ukin e Vjeter”, bejini thirrje popullit, drejtojuni, bulevardit “Deshmoret e Kombit”!

  4. Por çfarë mendonte Basha pak kohë më parë për listat e hapura në takim me studenta, teksa i thotë atyre se “ka ide të vlefshme, si për shembull listat e hapura, që qytetarët të mos votojnë thjesht siglën e partisë, por edhe kandidatin që preferojne,meta ka hall mos basha e tradhton dhe kryesorja eshte halli i lsi pa kualicione shkon ne skraparin e metes

  5. Gjithmon ka qen normale qe te shahej qeveria. Po me e pa shpres eshte se kjo mut opozit po shahet me shume. Jemi ne hall. Mute qeveria kak opozita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *