• |
ide | kryesore

VIDEO/ Thaçi pritet me thirrje për UÇK-në në pikën e Morinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë. Ai është pritur në pikën kufitare në Morinë nga dhjetëra qytetarë nën thirrjet “UÇK! UÇK!”. Në një moment presidenti Thaçi ka dalë nga makina dhe ka përshëndetur turmën e madhe të njerëzve. Ai u kthye nga Haga ku u intervistua nga Dhomat Speciale.

Muajin e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit. Thaçi ka lajmëruar se do të flasë për pyetjen në Hagë mbrëmjen e së shtunës duke nënvizuar se “askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës”. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Vertete kane vjedhur hajniet pas luftes, por keta kane luftuar kundër shkjaut!!! Kushdo qe na prish me USA është anti-shqiptare dhe armiku yne!
    Thaçi duhet glorifikuar, por duhet te hiqet nga qeverisja!

  2. Te ishte per UCK dhe te MOS ishte nderhyrja e NATO se kosovaret do te ishin te gjithe ne Shqiperi e shteti i Kosoves nuk do egzistonte . UCKja ka nje merite qe sensibiloje nderkombetaret per nderhyrje . Hashim Thaci e ka perlyer dhe po e perlyen UCK en sepse ai po hetohet per krimet mbas lufte . Perse nuk veproje si Hajradinaj i cili ka dhene doreheqjen dy her si kryeminister kur u hetua nga gjykata e Hages e me kete mynyr Hajradinaj nuk u fshe pas UCKse qe ta perdhunonte si po vepron Thaci . Me MOS doreheqjen e Thacit ai po hetohet jo si person por edhe si president i Kosoves , kjo eshte tradheti per Koven , le qe cfar them edhe un ai e tradhetoje Kosoven qe kur fonte ta coptonte

  3. Folklorizem politik! Thaçi ti kushtoj vemendje avokatit te tij, e jo turmave qe per dreq nuk respektojne as rregullat e koranovirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *