• |
ide | kryesore

Arrestohet 41-vjeçari në Lezhë, kërkohej për trafik droge

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia vijon punën për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Një 41-vjeçar është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

‘‘Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shengjinit” , bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin: Y.B., 41 vjeç, banues në Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2019, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *