• |
ide | kryesore

Barcelona bën zgjedhjen për trajnerin në Champions

-Instant, Sport



Quique Setien për momentin mbetet trajneri i Barcelonës. Sipas Mundo Deportivo, tekniku ka marrë besimin nga ana e presidentin Josep Maria Bartomeu në përfundim të një takimi të gjatë ballë për ballë mbrëmjen e djeshme. Tekniku është vënë në diskutim pas humbjes në shtëpi kundër Osasuna që dorëzoi titullin kampion në La Liga tek Real Madrid, duke shkaktuar tërbimin e kapitenit blaugrana Lionel Messi: “O të ndryshojë dicka ose do të humbasim edhe kundër Napolit”, kanë qenë fjalët e ashpra të kampionit argjentinas.

Pas zërave që qarkulluan në lidhje me një ardhje të mundshme të Laurent Blanc ose promovimin e teknikut të Barça B García Pimineta, në fund nuk pati asnjë zhvillim e Setien do të jetë rregullisht në pankinë në 8 gusht pikërisht për sfidën kundër Napolit, në Champions League. Ndërkohë, skuadra do të ketë 5 ditë të lira pas ndeshjes së të dielës në shtëpinë e Alaves e stërvitjeve të së hënës e të martës, për tu kthyer të stërviten më pas sërisht të hënën e 27 korrikut për të përgatitur sfidën kundër skuadrës italiane të drejtuar nga Rino Gattuso.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *