• |
ide | kryesore

Hamilton, dy rekorde për një pole position: britaniku i shkatërron të gjithë në Hungari

-Instant, F1, Sport

Do të jetë Lewis Hamilton që do të niset para të gjithëve në GP të Hungarisë. Piloti britanik, që në kualifikuese e ka mbyllur kronometrin në 1’13”447, rrëmben kështu rekordin e pistës në pole position përpara shokut të skuadrës Bottas (+0”107) e Racing Point të Stroll (+0”930). Shkojnë për herë të parë në sezon së bashku në Q3, Sebastian Vettel e Charles Leclerc që u pozicionuan respektivisht në vendin e pestë (+1”327) e të gjashtë (+1”370).


Nuk ka rekord që të mbajë kur Lewis Hamilton zbret në pistë. Piloti britanik i shkatërron të gjithë në Hungaroring, duke shënuar kohën më të mirë në cirkuitin e Budapestit përpara shokut të Mercedes Valtteri Bottas. Një pasdite super ajo e gjashtë herë kampionit të botës, i cili që në Q2 kishte vendosur një rekord të ri dhe e përmirësoi akoma më shumë në Q3. Për Hamilton është pole numër 90 në karrierë, i terti radhazi në Hungari.

Radha e parë dhe e dytë e gjitha e markës Mercedes sepse Racing Point kanë dhënë spektakël: koha e tretë dhe e katërt për Lance Stroll e Sergio Perez që, me RP20, nuk kanë ndërmend të ndalen pavarësisht reklamimeve e dyshimeve të hedhura nga Renault.

Rezultat optimist edhe për Ferrari, për herë të parë të dy makinat shkojnë në Q3 që nga fillimi i sezonit. Mes dy makinave SF1000 më e mira ka qenë ajo e drejtuar nga Sebastian Vettel, që e mbyll i pesti me 1”327 vonesë, por Leclerc nuk hoqi dorë deri në fund, duke u vendosur në vendin e gjashtë e kështu në radhën e tretë bashkë me shokun e skuderisë.

Keq përsëri makinat Red Bull. Max Verstappen e mbylli i shtati pas Ferrarit, ndërsa Albon doli jashtë në Q2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu