• |
ide | kryesore

Kontrolle për masat anti-covid në Durrës, arrestohen dy vëllezërit që kanosën policët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia Bashkiake e Durrësit ka vijuar kontrollet në terren për zbatimin e masave të ndërmarra për parandalimin e Covid-19.

Nga kontrollet e kryera së fundmi në Durrës, janë proceduar penalisht dy administrator hotelesh për zaptim të sipërfaqes publike me shezlongë. Ndërkohë janë ndëshkuar një administrator i një lokali për mosrespektim të protokolleve të sigurisë.

Gjithashtu janë vënë në pranga dy vëllezër dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër, për kundërshtim për shkak të detyrës të punonjësve të Policisë Bashkiake.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, duke u kthyer në burim rreziku për përhapjen e COVID-19.

Kontrollet kanë vijuar edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së krimeve mejdisore dhe paligjshmërisë në fusha të ndryshme.

Procedohen penalisht dy administratorë hotelesh, për zaptim të sipërfaqjes publike me shezlongë.

Ndëshkohet administrativisht administratoi i një lokali, për mosrespektim të protokolleve të sigurisë.

Vihen në pranga dy vëllezër dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër, për kundërshtim për shkak të detyrës të punonjësve të Policisë Bashkiake.

-Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 13, Durrës, një subjekt në kundërshtim me Aktin Normativ, për distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administator shtetasin M. K., nga ISHSH-ja u vendos masë administrative 100.000 lekë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit Z. F., 61 vjeç dhe H. D., 47 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy hoteleve të ndryshme në lagjen nr. 13, Durrës, sepse pas kontrollit të ushtruar janë konstatuar se kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 26 vjeç dhe R. S., 22 vjeç (vëllezër), si dhe u procedua penalisht shtetasi K. A., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Bashkiake.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *