• |
ide | kryesore

Kosova, vendi i dytë në rajon me numrin më të madh të rasteve të Covid

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kosova radhitet si vendi i dytë në rajon me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus. E që është vendi i parafundit me numrin e testimeve të kësaj sëmundje.

Kështu tha Pëllumb Çollaku nga Instituti Riinvest gjatë prezantimit të raportit “Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”, ku sipas tij, lehtësimi i masave që filloi nga 18 maj, u bë ngutshëm para se të realizohen kapacitetet minimale të nevojshme.

“Kosova pati ca kosto pas hapjes së shpejtë të cilat dalin që në raportin e popullsisë me rajonin u përkeqësua. Kosova për momentin bazuar në raport me numrin e popullatës ka vendin e dytë në rajon me rastet aktive me koronavirus. Kosova e parafundit me numër të vogël testimeve të popullsisë gogja të vogël. Indikatori në të cilën performojmë më së keqi është mënyra e testimeve, ku tregohet se ata janë testuar vetëm kur kanë shfaqur simptoma serioze. Pse kaq të dobët Kosova? Indikatori kyç është për shkak të dobësimit të sistemit shëndetësor dhe mos intervenimi qeveritar nga paslufta e këtej”, ka thënë ai.

Çollaku tha se buxheti është tkurrur si pasojë e rënies së aktiviteteve. Sipas tij, tkurrja është reflektuar për 3 përqind, por që kjo është e paqëndrueshme në një të ardhme të afërt nëse nuk merren masa.



2 Comments

  1. Nuk ruajne higjienen. Hajdeni vellezer kosovare ne Shqiperi, bujrum se sulltan Surreli ka shume deshire te infektohemi ne ketej sa me shume qe te mos e kemi mendjen te vjedhjet e tij dhe qeverisja alla rrumpalle. Rrini mor ne shtepia, duroni nje vit pa e leshuar shurren ne detin shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *