• |
ide | kryesore

Mihajlovic spektakël në konferencë: “Ibra, ki mëshirë për një të sëmurë të shkretë”

-Instant, Sport



Sinisa Mihajlovic ka luajtur humorin në konferencën për shtyp, duke u munduar të ngatërrojë mikun e tij Ibrahimovic e Milanin për ndeshjen e mbrëmjes: “Unë e Ibra gati u kapëm me duar kur ishte tek Juventus. Pastaj u bëmë miq kur erdhi tek Inter: është suedez, por prindërit i ka sllavë si unë e mes nesh ka respekt të madh reciprok. Një gjë është e sigurtë, miqësia do mbetet përgjithnjë e për këtë ndeshje shpresoj që të ketë respekt e mëshirë për një të sëmurë të shkretë si unë. Shpresoj të jetë më pak i keq se zakonisht”.

Do të mundohet të jetë më e keqe edhe Bologna, që ka keqardhjen për shumë pikët e lëna që i kanë kushtuar luftën europiane: “Me Cagliari dominuam, me Parmën e kishim fituar ndeshjen e edhe me Napolin e meritonim ne: por në fund bëmë 3 pikë në vend të 9. Europa mund të ishte 4 pikë larg, por është 10”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *