• |
ide | kryesore

‘Niko Dovana’ porti i fundit i shpresës europiane: gjashtë skuadra me sytë nga njëra-tjetra

-Instant, F1, Sport



Superioria ka arritur tre javë nga fundi e ka gjëra për tu vendosur. Për titull apo zonën Europiane gjashtë skuadra janë në pritje të zhvillimeve të javës së 34 për ta patur një ide më të qartë të situatës. Tirana shpreson pikërisht këtu të vendosë duart mbi titull, për të mos e lënë në fund ku Laçi e Bylis e lënë pa gjumë. Kështu, kur të përballet me Flamurtarin e rënë nga kategoria, kryeqytetasit duhet vërtetë të fitojnë, por vëmendjen do ta kenë në Loro Borici ku Vllaznia do të presë Kukësin.

Blutë janë për momentin 4 pikë larg kreut, por duan ta mbajnë nën presion me cdo kusht kundërshtarin, për ta parë nëse do të gabojë në dy javët e fundit e ti rrëmbejë titullin. Sidomos pas daljes nga Kupa skuadra e Shehit duhet të tregojë se është e aftë të ngrihet në këmbë, por duhet ta bëjë në Shkodër kundër një skuadre që shpreson akoma ta shmangë zonën playout në frymën e fundit.

Në Gjirokastër, mund të jetën e lehtë në letër për Skënderbeun, por Luftëtari ka treguar se i nënvlftësuar bëhet i rrezikshëm. Korcarët kanë nevojë për këtë tre pikësh për të parë cdo të ndodhë mes Bylis e Lacit, me kurbinasit që për momentin kanë katër pikë më shumë në renditje e nuk duhet ti rrëshqasë këmba në Ballsh. Mallakastriotët duan vetëm të qendrojnë jashtë zonës së rrezikut, për më tepër që mardhëniet mes dy klubeve kanë qenë gjithnjë me shkëndija.

Edhe për këtë, në Adush Muca do të jetë e përqendruar vëmendja e Teutës dhe Partizanit direct të interesuar për zonën europiane të renditjes. Durrsakët pretendojnë parakalimin, duke qenë se janë vetëm dy pikë larg, ndërsa të kuqtë të afrohen për të luajtur gjithcka në javët e mbetura. Më parë, të dyja skuadrat duhet të fitojnë betejën e Niko Dovanës ku morali është i gjithi në anën e skuadrës së Martinit që shkoi në finale pas 13 vjetësh, ndërsa Partizani me Kalarin në pankinë, duhet të administrojë edhe stuhinë e ngritur nga çështja Çinari…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *