• |
ide | kryesore

PD denoncon parcelat me kanabis në Tepelenë, Vlorë e Kukës: I mbron policia e Edi Ramës (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Të paprekshmit e Edi Ramës mbjellin Shqipërinë me kanabis nga Veriu në jug. Asnjë bos droge i arrestuar”.

Kështu u shpreh Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, ndërsa publikoi fotot e parcelave me kanabis në Kukës, Tepelenë dhe Vlorë.

“Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës”. Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë. Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama”.

“Droga mbillet në mes të vendit”, raporti i Antimafias italiane: Shqipëria ndër vendet kryesore në botë të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit”, vijoi Gjata.

Deklarata e plotë e Çlirim Gjatës

Të dashur qytetarë, prej disa vitesh, ne kemi denoncuar projektin e Edi Ramës për të kanabizuar vendin si mënyra për të lidhur klanet kriminale me pushtetin e tij. Realiteti i 4-5 viteve më parë, kur i gjithë vendi u mboll me drogë dhe droga transportohej me avion, po përsëritet sërish me agresivitet edhe më të madh, përpara largimit të qeverisë së Edi Ramës.

Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës.

Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë.

Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama.

Në raportin e fundit të Antimafias italiane, Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore në nivel botëror për prodhimin e kanabisit.

“Klanet shqiptare tanimë shprehin zotësi në rritje jo vetëm në tregtinë e drogës, por edhe në përmirësimin e cilësisë së bimëve narkotike që mbjellin, duke importuar në Shqipëri fara të afta për të prodhuar marijuanë në sasi të mëdha, në mes të vendit.”- thuhet në raportin e antimafias italiane.

Raporti ngre alarmin se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe tranziti për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia Qendrore dhe se, për shkak të lidhjeve të duhura, krimi i organizuar shqiptar është kthyer në një nga furnizuesot kryesorë të Italisë me kokainë nga Kolumbia.

Raporti tregon edhe mënyrën sesi kryhet transporti i drogës pa u shqetësuar nga Policia e Edi Ramës dhe e Sandër Lleshajt.

Trafiku rrugor është më i përhapuri, por edhe trafiku përmes detit dhe kanalit të Otrantos. “Skafet nisen nga harku mes Vlorës dhe Durrësit dhe drejtohen përgjithësisht drejt brigjeve puljeze”- theksohet në raportin e Antimafias Italiane.

Pyetja që shtron sot çdo qytetar është sesi ka mundësi që policia shqiptare i ka të gjitha këto informacione, e di se ku mbillet droga, e di se kush e mbjell, kush e trafikon, mënyrën dhe vendin nga trafikohet dhe prapë nuk merr asnjë masë?! Nuk ka asnjë edhe një arrestim të vetëm të trafikantëve të drogës. Asnjë shef të shkarkuar policie, megjithë premtimin pompoz të Sandër Lleshajt. Përgjigja është fare e thjeshtë! Policinë e pengon Ministri i Brendshëm, i cili është në shërbim të paktit të Edi Ramës me trafikantët e drogës.

Raporti i Antimafias italiane konfirmon se trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali nuk është ndaluar as gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Kur askush nuk lëvizte në rrugët e Shqipërisë dhe Edi Rama bënte shfaqjet me dron nga rrugët e zbrazura, trafikantët e drogës lëviznin lirshëm nga toka dhe nga deti.

Raporti i Antimafias italiane hedh dritë edhe mbi pasurinë shumë të madhe të bosëve të drogës shqiptare. “Të ardhurat nga trafiku i kanabisit u kanë dhënë mundësi shqiptarëve të futen në tregun e heroinës dhe kokainës, duke shumëfishuar të ardhurat”- thuhet në raport, i cili e sheh Shqipërinë si një vend ndërkombëtar të krimit.

Janë këta trafikantë droge që Edi Rama i shet për emigrantë dhe që po synon t’u legalizojë pasuritë e vëna nga droga përmes ligjit të aministisë fiskale.

Ky ligj, nëse miratohet, kundër sugjerimeve të partnerëve tanë strategjikë, nuk ka për të patur jetën e gjatë. Në do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.

Puna e ndershme dhe jo paratë e drogës do të vlerësohen nga qeveria e ardhshme, në mënyrë që Shqipëria të hiqet nga harta e vendeve kryesore të prodhimit dhe trafikimit të drogës.



10 Comments

  1. MASHTRIME , GENJESHTRE, DROGE , VJEDHJE , GRABITJE , MAFIE , KIMINELA , KORRUPSION DHE NE FUND MBAJTJE E PUSHTETIT ME TE GJITHA MENYRAT , KJO ESHTE RILINDJA E KURVAVE.

  2. Shqiperia dhe Droga jane parodite e ketije vendi. Ky vend nuk eshte gje tjeter vecse turpi i vetvetes ne syte e te tjerve per rreth. Propaganda le te tingelloje bukur ne fotot dhe videot surreale virtuale, por ne realitet qelb era ***.
    E nuk ka droge qe ja pastron lekuren e keqe te trupit te kalbezuar nga mekatet dhe babzite nga mesjeta deri me sot.

    Me Drogen do behen kullat, rruget, kopshte, vila, resorte, me te do mbaj gjalle edhe frymen ky vend i pjerdhur qe kot rron.

    1. Hahaaga nuk ka forc qe i ndal han bere bashke trafikante polici kriminale e repelenes dhe shkb ..forca burra perpara Rilindha 2013..???

  3. Populli k….e ka mendjen te ndroje maskat. Kush e kush e ka me te bukur. Dhe te dizifektoje trut , dua te them duart. Per momentin jane te zene idjoteria me maskat e ….

  4. Por, Lulzim Basha nuk ka deklaruar asnjë kontratë qiraje dhe asnjë shpenzim për koston e banimit në shtëpinë e re gjatë vitit 2019, në dokumentin e pasurisë për këtë vit. Nga verifikimi i deklaratës së pasurisë së firmosur nga Lulzim Basha, nuk rezulton asnjë e dhënë mbi shpenzimet financiare për banim për vitin që kaloi. Nga ana tjetër, në 28 tetor të 2019, Partia Demokratike deklaroi përmes një njoftimi zyrtar se “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e z. Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira…O clirim pinjolli i komunistit Gjata te drejtesise se salihut nuk vihet ne pushtet me gjoja denoncime te ketij lloji si puna e babales

  5. Disa fjale per shqupistat antikomuniste.

    Rustem Gjata ka dhone denime me vdekje per prifterinj (Hile Gjoni & Co ne 1974) duke tejkaluar denimet e parashikuara ne kodin penal te asaj kohe.
    Pas ’91 Sali sekretari mori Rustemin per te vu bazat ligjore te drejtesise demokratike.
    Clirim antikomunisti ska punu asnji ore si jurist, po si zoraxhi vertitet sa nga mesuesia te politika.

    Kaq per Sali sekretarin, Clirim antikomunistin dhe Lyl kamarierin e rinasit.

  6. Gazidede e mbajti këtë detyrë deri në 9 prill 1997. Pas arratisjes së Gazidedes, i cili akuzohej për krime njerëzore, Berisha u shpalli lufë të gjithë krerëve të SHISH, që nga Fatos Klosi deri tek Bahri Shaqiri. Në 9 gusht të 2012, një vit para se të rrëzohej nga pushteti, Berisha, në koordinim me Bujar Nishanin, emëroi në krye të SHISH, Visho Ajazi Likën, i cili ishte pjesë e qeverisë së PD si zëvendësministër si dhe kishte qenë krahu i djathtë i Gazidedes.

    Në 30 tetor 2017, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen në këmbim të një posti diplomatik. Edhe këtë radhë SHISH nuk i shpëtoi skandalit të përgjimeve. Një grup hetimor i Komisionit të Sigurisë Kombëtare konfirmoi se gjatë drejtimit të SHISH nga i besuari i Berishës, Visho Lika, ishin përgjuar të gjithë krerët e politikës, përveç Berishës. Presidenti Ilir Meta, në atê kohë kryetar i LSI, ishte politikani më i përgjuar, konretisht mbi 800 herë

  7. O ju qifsha -robt-o- zhurmusa-te ridhjerjes ,ku shkruani te njejtat fekale ne c’do faqe dhe ne c’do dite.Se nuk kini cfare te shkruani o motra dhe gra qira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *