• |
ide | kryesore

‘Pirati’ Klopp grabit Napolin: Liverpool i prish pazarin italianëve për Osimhen

-Instant, Sport



Rreziku vjen nga Anglia. Premier League kërkon të marrë në ishull edhe sulmuesin që u duk fare pranë Napolit, Victor Osimhen. E ai që po i prish mendjen talentit të Lille nuk është një emër i cfarëdoshëm, por Liverpool që po tenton të befasojë klubin e De Laurentiis, me një ndërhyrje të shpejtë të Klopp. Sipas Il Mattino, dje skuadra e teknikut gjerman ka lëvizur duke u takuar me menaxherin e ri të lojtarit, D’Avila, të cilit i ka propozuar një ofertë prej 7 milionë euro në sezon për të asistuarin e tij.

Italianët kishin lëvizur të parët, e mirë madje, duke gjetur një akord për 60 milionë euro me klubin francez e duke marrë edhe pëlqimin e sulmuesit nigerian, të cilit i ishte propozuar një kontratë prej 5 milionë euro në vit. Por ardhja e Reds rrezikon seriozisht tratativën e të kaltërve që, në këtë pikë, mund ta humbasin përfundimisht 21 vjecarin.

Për këtë arsye në kampin e Napolit, Aurelio De Laurentiis po mendon kundërlëvizjet për të vënë në përdorim. Në listën e të dëshiruarve janë: Azmoun i Zenit San Petersburg, Jovic i Real Madrid (në pritje të një thirrje nga Milan), Morelos i Glasgoë Rangers e Sorloth tani tek Crystal Palace.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *