• |
ide | kryesore

Rebic nuk lë gjë pa i thënë: “Tek Juventus qajnë shumë”

-Instant, Sport



Sulmuesi i Milan, Ante Rebic, autor i golit të katërt të Milan në fitoren me përmbysje 4-2 përballë Juventus, është kthyer të flasë për kundërshtarin, duke mos lënë gjë pa i thënë. Kroati e ka patur në fakt në vecanti me dyshen e bardhezinjve Gonzalo Higuain e Federico Bernardeschi, duke i përcaktuar ata se “qajnë shumë” kur përballen me sfida.

Në vend të tyre, sulmuesi kuqezi ka thënë se respekton më shumë për lojtarë si shoku i tij i skuadrës Zlatan Ibrahimovic, që merr goditje nga të gjitha format nga kundërshtarët e tij e megjithatë e lë futbollin e tij të flasë.

Sulmuesi, që ka shënuar 10 gola në 15 ndeshjet e fundit në Serie A, i është referuar përplasjes së fundit mes skuadrave, në të cilën kuqezinjtë shkuan nga disavantazhi 0-2 për të marrë një fitore 4-2 ndaj kryesuesve të Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *