• |
ide | kryesore

Tirana, kampion për herë të 25 në histori: ja si e fiton titullin

-Instant, F1, Sport



Suksesi me Flamurtarin e ka cuar Tiranën tre pikë larg titullit kampion, të 25 në historinë e bardhebluve, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu luajtur. Por bardheblutë mund të shpallen kampion që nesër, nëse Kukësi, rivali më i afërt, humbet në Loro Borici përballë Vllaznisë. Aktualisht Tirana ka 69 pikë, 7 mbi verilindorët, që duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre, kur kanë mbetur edhe 6 pikë në lojë.

KUKËSI BARAZON – Nëse në mbrëmjen e nesërme në Shkodër Kukësi barazon me Vllazninë, atëherë do të shkonte në 63 pikë, gjashtë poshtë Tiranës kryesuese. Pastaj në dy javët e mbetura, Tiranës i duhet vetëm një pikë, në Lac, ose kundër Bylis për tu shpallur kampion, sepse në ndeshjet direkte është Kukësi që ka avantazhin dhe i merr titullin.

KUKËSI FITON – Nëse Kukësi fiton në Shkodër të dielën, atëherë diferenca me Tiranën kthehet të jetë 4 pikë. Në këtë rast, bardhebluve i duhet vetëm të fitojnë në Kurbin përballë Lacit në javën e parafundit për tu shpallur kampion pavarësisht se cfarë ndodh me kundërshtarin e tij, që do të jetë i impenjuar kundër Skënderbeut, përpara se ta mbyllë kampionatin në transfertën me Luftëtarin.



2 Comments

  1. Tirona Kampion. URIME. E veshtir me e meritu titullin Tironc pa kalu nja 7 gjenerata kshu qe mlidheni menjen dhe boni llogarit..

    1. cfare ka be Tirana ne kupa evrope? ka qe 100 vjet qe luan ne superlige, dhe 65 vjet qysh kur kan filluar kupat evropiane Tirana kurr nuk ka kaluar dy ture.Jeni mesuar me ble ndeshjet ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *