• |
ide | kryesore

Zidane tremb Real Madrid, si herën e parë: “Kam një kontratë, por nuk i dihet”

-Instant, Sport



“Askush nuk e di cfarë do të ndodhë, e për këtë unë nuk flas për vitin e ardhshëm. Kam një kontratë, më pëlqen të qendroj këtu e më kënaq ajo që kam bërë, por nuk i dihet krrë cfarë ndodh në futboll. Për tani po festoj këtu e më shijon, të shohim deri kur”. Me këto fjalë Zinedine Zidane, në konferencë shtypi në vigjilje të ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Leganes, i përgjigjet pyetjes mbi të ardhmen. “Për sezonin e ardhshëm duhet menduar më herët – thotë ‘Zizou’ -, sepse ka shumë gjëra për tu shqetësuar: ndeshja e nesërme, ajo në Champions me City, që për ne do të jetë e komplikuar por në të cilën do të japim gjithcka deri në sekondën e fundit. Ka ende kompeticione në lojë, kështu që nuk më duket rasti të flasim për sezonin që do të vijë. Gjërat bëhen me radhë”.

Ky është edhe suksesi i parë i teknikut francez pa Cristiano Ronaldo e ngacmimi është pikërisht aty: “Cdo gjë që kemi fituar është meritë e lojtarëve që janë tani – është përgjigja e francezit – e duhet cmuar, sidomos sepse të fitojë këtë kampionat nuk ishte e lehtë, luftuam deri në ndeshjen e fundit përpara kësaj. Nëse jam unë ‘Special One’ i Real? Nuk ndihem kështu, por si një njeri që ka qenë me fat të është në këtë klub e që ka këta lojtarë. E mundohem ta shijoj ditë pas dite, sepse e di që e gjitha kjo, herët a vonë, do të mbarojë, si ndodhi herën e kaluar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *