• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Veliaj po zëvendëson mermerin me pllaka tualeti në fasadën e Ministrisë së Drejtësisë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se në bashkëpunim me kompaninë “Fusha shpk” kanë vendosur të shkatërrojnë fasadën e Ministrisë së Drejtësisë duke hequr mermerin dhe për ta zëvendësuar atë më pllaka pa cilësi.

“Fasada e ministrisë ishte tejet e rregullt, cilësore edhe e pa dëmtuar, bërë me pllaka të mëdha mermeri, por Veliaj vendosi që Fusha shpk duhet të merrte paratë e qytetarëve të Tiranës për të prishur edhe ribërë fasadës e ministrisë së drejtësisë. Pllakat e padëmtuara të mermerit të shkatërroheshin dhe të vihen pllaka tualeti sipas projektit të Veliaj-Fushës” – thotë Zhupa e cila nënvizon se zyrtarët e ministrisë së Drejtësisë kanë qenë kundër këtij veprimi.

“Siç mund ta shikoni edhe nga prezenca e shtuar e policive, vetë zyrtarët e Ministrisë së drejtësisë nuk kanë qenë dakord që të kryhej një ndërhyrje e tillë e panevojshme dhe penguese e kotë në punën e tyre të përditshme. Mirëpo “betejën” institucionale e fiton Veliaj, kryebetonieri, pinjolli i oligarkëve të ndërtimit duke shpërdoruar paratë e qytetarëve të Tiranës.

“Këto para mund të ishin përdorur në dobi të banorëve apo për të ndihmuar biznesin e zonës që i ka paralizuar punët prej muajsh për një projekt milioner të Fusha shpk dhe Veliajt. Por jo, videot e propagandës duan një fasadë të re me paratë tona” – shkruan zëdhënësja e PD-së. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. Ky eshte kryemaskarallik…
    Perbukuri eshte mermeri aktual, thjesht nje pastrim i nevojitet.
    Si mund te heqesh gjith ate mermer me vlera ? Edhe vet punonjesit e ministrise, nuk duhet ta lejojne

  2. lal eri na i boni korsite e bicikletave sa per show, se tani i ka kthy ne parking per makinat qe furnizojn supermarketin SPAR. Hoqen kollonat plastike dhe ngulen tabela per parkim supermarketit te rruga s. Frasheri, siper te gjimnazi petro nini.
    Cdo dite aksidentohen njerezit me bicikleta nga qe i eshte blloku rruga

    1. italia ka qiondra vite me pllaka guri e mermeri, Rindotja do i vere pllaka (dekorative) ..Me parate tona po ndujne e shkaterrojne sheshe, ndertesa e lulishte

  3. Ca ka ketu per tu habitur? Shtrimin horizontal me pllaka shesheve e mbaruan, tani fillon shtrimi vertikal:) i godinave. Pastaj kane tavanin me pllaka spanjolle:)

    Nje popull mertion “lali K-Erin” qe ka.

    Fuck it!

  4. Qe po haqin disa pllaka mermeri kete e shoh ne fotografite e PDs por nuk po shoh ata pllakat e tualetit qe pretendohet se do zevendesojne keto te mermerit qe po hiqen.

  5. Gazidede e mbajti këtë detyrë deri në 9 prill 1997. Pas arratisjes së Gazidedes, i cili akuzohej për krime njerëzore, Berisha u shpalli lufë të gjithë krerëve të SHISH, që nga Fatos Klosi deri tek Bahri Shaqiri. Në 9 gusht të 2012, një vit para se të rrëzohej nga pushteti, Berisha, në koordinim me Bujar Nishanin, emëroi në krye të SHISH, Visho Ajazi Likën, i cili ishte pjesë e qeverisë së PD si zëvendësministër si dhe kishte qenë krahu i djathtë i Gazidedes.

    Në 30 tetor 2017, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen në këmbim të një posti diplomatik. Edhe këtë radhë SHISH nuk i shpëtoi skandalit të përgjimeve. Një grup hetimor i Komisionit të Sigurisë Kombëtare konfirmoi se gjatë drejtimit të SHISH nga i besuari i Berishës, Visho Lika, ishin përgjuar të gjithë krerët e politikës, përveç Berishës. Presidenti Ilir Meta, në atê kohë kryetar i LSI, ishte politikani më i përgjuar, konretisht mbi 800 herë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *